Ekonomi

Humbja në Arbitrazh me shtetin shqiptar, Bankers: Gati të zbatojmë vendimin! Diskutohen shpenzimet 236 mln dollarë

1 Gusht, 16:39| Përditesimi: 1 Gusht, 18:38

  • Share

Pas përplasjes për shpenzimet 236 milionë dollarë, kompania Bankers Petroleum pranon humbjen në Arbitrazh me shtetin shqiptar dhe zotohet të zbatojë vendimin.

Në një deklaratë për mediat, kompania thotë se ekipet ligjore janë gati të punojnë me institucionet shqiptare për ekzekutimin e vendimit.

"Në përputhje të plotë me institucionet dhe autoritetet kombëtare, ne konfirmojmë gadishmërinë tonë për të zbatuar, pa rezerva, Vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit (ICC) të datës 7 qershor 2024, të mbështetur nga Gjykata e Apelit e Shqipërisë (Vendimi Nr. 479, i komunikuar më 1 korrik 2025). Ekipet tona ligjore janë plotësisht të përgatitura për të punuar së bashku me institucionet përkatëse shqiptare për të siguruar ekzekutimin gjithëpërfshirës të këtij vendimi, në përputhje me standardet ndërkombëtare për të mbrojtur investimet e huaja dhe për të siguruar zbatimin me sukses të një projekti kryesor energjetik në Evropën Kontinentale, që pasqyron interesat e përbashkëta kombëtare dhe strategjike të Shqipërisë",- njofton kompania.

Kompania naftë-nxjerrëse në Patos-Marinzë kishte kërkuar që t’i njihen si shpenzime 236 milionë dollarë, por kjo kërkesë ishte refuzuar nga AKBN. Përplasja mes palëve daton që në vitin 2015, kur kompania ishte ende në duart e pronarëve të atëhershëm kanadezë.

Në arbitrazhin ndërkombëtar kishte shkuar kompania Bankers, e cila kërkoi që t’i mbajë të gjitha shumat e gjeneruara nga prodhimi i fushës së Patos Marinzës me anë të procedurës së rikuperimit të kostove. Por me një vendim të vitit 2024, Bankers humbi çështjen në arbitrazh. Kompania duhet të paguajë tatim mbi fitimin për aktivitetin e saj. Në rastin e kontratave të hidrokarbureve siç është me Bankers, Tatimi mbi Fitimin nuk është 15% por 50%. Pra mbi shumën 236 mln dollarë do të bëhet një verifikim se sa janë kosto reale dhe më pas do të nxirret detyrimi i kompanisë ndaj shtetit shqiptar.

Reagimi i Bankers vjen pas aksionit në këtë kompani për evazion fiskal, që çoi në pranga 10 persona, mes tyre CEO kinez, Hong Ping Xiao, dhe ish-CEO Leonidha Çobo. 

Lidhur me këë, kompania naftë-nxjerrëse thotë se po ndjek "me vëmendje të sinqertë hetimet penale, të iniciuara nga autoritetet shqiptare më 2 korrik 2025, në lidhje me disa kolegë të respektuar dhe ish-punonjës. Gjatë gjithë këtij procesi, vazhdojmë të angazhohemi haptazi me të gjitha institucionet kompetente, të udhëhequr nga një frymë transparence, respekti të ndërsjellë dhe respektimi të ligjit"

Aksioni në “Bankers Petroleum”, erdhi pasi kompania, e cila prej më shumë se 20 vitesh nxjerr naftë në Patos-Marinzë, sipas prokurorisë së Fierit ka shmangur gjatë gjithë ekzistencës së saj taksat në vend. “Bankers Petroleum” krijoi skema mashtrimi për të fshehur të ardhurat, duke deklaruar 20 vite rresht se dilte me humbje, në total 11.7 miliardë lekë, ndërsa gjatë kësaj kohe eksportoi apo shiti 532 miliardë lekë naftë. Në këtë mënyrë për 20 vite ka shmangur detyrimet tatime, madje përfitonte dhe rimbursim TVSH-je.

Deklarata e plotë: 

BANKERS PETROLEUM LTD.
BANKERS PETROLEUM ALBANIA LTD.

Bankers Petroleum Albania Ltd. konfirmon sërish angazhimin e palëkundur ndaj platformës “Shqipëria 2030” dhe ndaj një vizioni afatgjatë, që forcon sigurinë energjetike, qëndrueshmërinë ekonomike dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë. Ky angazhim, i cili shtrihet përtej detyrimeve rregullatore, është një premtim solemn ndaj popullit shqiptar dhe një mbështetje e qartë e ndaj lidershipit të vendit, i rrënjosur në besim, llogaridhënie dhe partneritet strategjik.

Në përputhje të plotë me institucionet dhe autoritetet kombëtare, ne konfirmojmë gadishmërinë tonë për të zbatuar, pa rezerva, Vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit (ICC) të datës 7 qershor 2024, të mbështetur nga Gjykata e Apelit e Shqipërisë (Vendimi Nr. 479, i komunikuar më 1 korrik 2025). Ekipet tona ligjore janë plotësisht të përgatitura për të punuar së bashku me institucionet përkatëse shqiptare për të siguruar ekzekutimin gjithëpërfshirës të këtij vendimi, në përputhje me standardet ndërkombëtare për të mbrojtur investimet e huaja dhe për të siguruar zbatimin me sukses të një projekti kryesor energjetik në Evropën Kontinentale, që pasqyron interesat e përbashkëta kombëtare dhe strategjike të Shqipërisë.

Ne po ndjekim me vëmendje të sinqertë hetimet penale, të iniciuara nga autoritetet shqiptare më 2 korrik 2025, në lidhje me disa kolegë të respektuar dhe ish-punonjës. Gjatë gjithë këtij procesi, vazhdojmë të angazhohemi haptazi me të gjitha institucionet kompetente, të udhëhequr nga një frymë transparence, respekti të ndërsjellë dhe respektimi të ligjit.

Për shembull, nën drejtimin e Kryetarit tonë të Bordit Mbikëqyrës, planifikojmë të formojmë një ekip të jashtëm për të kryer një vetë-hetim të thellë për të gjithë periudhën, duke ofruar bashkëpunim dhe ndihmë të ngushtë për autoritetet shqiptare.

Kemi shpresa të mëdha në integritetin dhe drejtësinë e sistemit gjyqësor shqiptar dhe mbetemi shpresëplotë se kjo çështje do të trajtohet me paanshmërinë dhe kujdesin që meriton. Gjithashtu, shprehim dëshirën tonë të sinqertë që masat aktuale të sigurisë që prekin anëtarët e ekipit tonë, të rivlerësohen në mënyrë të tillë, që të mbrojnë vazhdimësinë e operacioneve tona dhe përforcojnë besimin ndaj drejtësisë.

Të shtyrë nga angazhimi ynë ndaj inovacionit dhe përsosmërisë operacionale, Bankers Petroleum Albania është krenar të pohojë sërish qëllimin për të vijuar me investime të mëtejshme në të ardhmen energjetike të vendit. Si pjesë e këtij vizioni drejt të ardhmes, po forcojmë qeverisjen tonë dhe po përgatitemi të lançojmë një teknologji termale të përparuar të projektuar për të përmirësuar ndjeshëm rikuperimin e naftës, për të ulur kostot e prodhimit dhe për të forcuar qëndrueshmërinë afatgjatë të operacioneve tona.

Përveç kësaj, këto përmirësime pritet të luajnë një rol kyç në mbështetjen e zhvillimit më të gjerë ekonomik të Shqipërisë dhe objektivave mjedisore, duke përmirësuar efikasitetin e burimeve, duke zvogëluar gjurmën ekologjike të operacioneve dhe duke promovuar përdorimin e përgjegjshëm të aseteve energjetike.

Kjo iniciativë shënon një hap të guximshëm drejt pozicionimit të Shqipërisë si një pikë referimi rajonale për zhvillimin e përgjegjshëm dhe efikas të energjisë.

Ndërsa përparojmë në të gjitha drejtimet; ligjore, operacionale dhe teknologjike, ne vijojmë të jemi plotësisht në përputhje me ligjet e Republikës së Shqipërisë, kushtet e marrëveshjes sonë të koncesionit, ICC-në dhe standardet ndërkombëtare të zbatueshme. Rruga jonë është ajo e partneritetit dhe prosperitetit të përbashkët; duke u përqendruar në mbrojtjen e investimeve afatgjata, duke nxitur inovacionin, kujdesin ndaj mjedisit dhe duke kontribuar në mënyrë vendimtare në rritjen ekonomike të Shqipërisë.

Ne e shohim rolin tonë jo vetëm si operator energjie, por si një partner i besuar në udhëtimin e zhvillimit të vendit, të përkushtuar ndaj progresit, stabilitetit dhe një të ardhmeje të qëndrueshme për të gjithë shqiptarët.

K.M/A.A/ReportTv.al
Komento

Komente

  • E.HOXHA: 02/08/2025 06:49

    I GJIRHE POPULLI SHQIPTAR SI NJE TRUP I VETEM NEN UDHEHEQJEN E BIJVE SHE BIJAVE ME TE MIRA TE TIJ ..TE NGRIHET DHE TI TREGOJE VENDIN KETYRE NDYREESIRAVE...TE BANKERSIT....

    Përgjigju
  • Ahahaha: 01/08/2025 21:09

    Njerzit mendojne ja erdhi drejtesia tani me ne fund do paguajne edhe keta , por a i beni thirrje mendjes pse po tregohen kaq bashkpunues ne menyre kaq te befasishme ? Pergjigja eshte : Po keta me ne fund kane marre garanci se te gjitha detyrimet qe do pranojne ti paguajne do ti marrin ne menyra tjera me tendera e me kontrata qe do lidhin me shtetin . Ne fund te fundit shteti shqiptar do mburret se i gjobiten keta di bejne sikur u ndergjegjsuan dhe perseri leket po nexhepat e tyre do ngelen .Mjer ne per politikane qe kemi !

    Përgjigju
    • Huhuhu: 02/08/2025 21:28

      Po ti që hahaha e nuk ngopesh ku i di kto gjera

  • Albetroli: 01/08/2025 18:51

    O hajdutet e bankersit.nuk eshte se doni ju por e keni detyrim pagesen se skeni rruge tjeter se te ishte per ju do vazhdonit te na vidhnit dhe te dilnit me minus cdo vit.Po spaguat e dini qe ikni per lesh ksaj here si kompani se nje paralajmerim te kinezit dhe loni hajdutit e moret.

    Përgjigju
  • Turi: 01/08/2025 17:57

    Ore po si ka mundesi cdo vit dalin me humbje tani jane gati te paguj e shumen ca eshte vjedhur aty sdo kishim nevoje me punu mo shqiptaret poshte koministat

    Përgjigju
    • Zharrez: 01/08/2025 19:56

      Jane kopilet e Fatos Nanos, si me Aeroportin dikur dhe me Patos - Marinez e njëjta gje.

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë mendoni për ndryshimet e propozuara me draftin për Kodin e ri Penal?