Përdhunimi dhe më pas vrasja horror e Drita Saliaj në fshatin Gjerbës të Mallakastrës, ka tre autorë dhe për prokurorinë e Fierit ata janë dy minorenet 16-vjeçarë L.Saliaj, S.Shehaj dhe Ervis Zotaj. Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, ku viktima Drita Saliaj, u përdhunua dhe më pas u mbyt me peshqir e mandej u hodh e pajetë në ujërat e rezervuarit të fshatit,prokuroria e Fierit ka mbyllur hetimet duke çuar në gjyq tre emrat e mësipërm. Ngjarja e rëndë ndodhi në muajin janar 2020 ku për shkak të makabritetit të kryer dhe moshës së vogël të autorëve të këtij krimi, solli ndikim të madh në komunitet.
Tashmë hetimet kanë përfunduar dhe ndaj tre personave të arrestuar, është ngritur akuza e “Vrasjes me paramendim e shoqëruar me torturë kryer në bashkëpunim”, “Torturimi i viktimës” dhe “Asgjësimi i kufomës”. Kjo pasi trupi i pajetë i Drita Saliaj, është nxjerrë nga ambientet e banesës së saj, duke u transportuar me makinë në një fshat tjetër dhe aty autorët e kanë hedhur në ujërat e rezervuarit, duke e fundosur me gurë.
Sipas dinamikës së ngjarjes, Drita Saliaj,i ka pritur në banesën e saj tre autorët, ku njëri prej tyre L.Saliaj e kishte nipin e burrit. Tre autorët dhe viktima kanë ngrënë bukë së bashku, pasi në tavolinë, janë gjetur nga policia 4 pjata me ushqim dhe një gotë ujë. E gjithë ngjarja është zbardhur në orët e mbrëmjes së 6 janarit 2020, kur në ambientet e komisariatit Mallakastër janë paraqitur, shtetasja M.Saliaj, së bashku me djalin e saj L.Saliaj 16-vjeç, të dy me banim në fshatin, Gjerbës Mallakastër.
Nënë e bir, kanë denoncuar zhdukjen e të afërmes së tyre, Drita Saliaj, gruaja e xhaxhait të 16 vjeçarit. Sipas rrëfimit të nënë e bir në polici, Drita Saliaj, jetonte e vetme, pasi të shoqin dhe fëmijët i kishte jashtë shtetit në emigracion dhe për këtë zhdukje, akuzonin, Ervis Zotaj nga fshati Gjerbës dhe S.Shehaj nga fshati Çerrile. Vetë L.Saliaj ka treguar para policëve detaje nga ky krim i rëndë, detaje që më pas kanë ndryshuar pozicion e tij në këtë çështje, ku nga dëshmitar ai është marrë në përgjegjësi penale, pasi rezulton të ketë bashkëpunuar me dy autorët e tjerë.
Më tej 16-vjeçari ka treguar si më poshtë:”...kam dalë nga shtëpia e gjyshit dhe kam shkuar në në autostradë, ku kam pritur në këmbë, derisa aty erdhi S. Shehaj, me automjetin e tij, ku me vete kishte marrë edhe Ervisin. Hipa në makinën e S.Shehaj dhe Ervisi, i cili ishte pasagjer në vendin e parë të makinës, dhe më tha që “...do të ikim të marrim hashash në shtëpinë e Dritës, gruas së Hair Saliaj...Sqaroj se Drita Saliaj është gegeja ime, pasi i shoqi i saj Hair Saliaj është kushëri i parë me babanë tim”.
Më tej në rrëfimin para oficerëve dhe një prokurori të seksionit të të miturve në prokurorinë e Fierit,L.Saliaj, ka treguar se si më poshtë: “unë i thashë, S. Shehaj dhe Ervisit, mua mos më ngatërroni me këto gjëra, por Ervisi më qëlloi me pëllëmbë në fytyrë duke më sharë ...mbylle gojën se të q... robt...”.
Kur erdhëm në fshatin Gjerbës, rreth orës 00:30 të datës 5 janar 2020, u afruam te shtëpia e Dritës, duke i rënë nga rruga prapa shtëpisë së saj, ku mua më lanë te puseta që ndodhet 20 metra pas shtëpisë së Dritës, ndërsa vetë S.Shehaj me Ervisin, e kanë lënë makinën e tyre te porta e vogël, pas shtëpisë së saj. Ervisi me S.Shehaj kanë hyrë në avllinë e shtëpisë së Dritës, dhe kanë trokitur te dera e shtëpisë, ku unë pashë dhe dëgjova që Ervisi i ra derës dhe i tha nga jashtë:“...Drita jam unë, Visi...”. Drita më pas ka hapur derën nga brenda shtëpisë së saj dhe ata të dy kanë hyrë brenda, ku kanë qëndruar afro gjysmë ore në shtëpi. Më pas, kam parë që Ervisi me S.Shehaj, e kanë nxjerrë Dritën të lidhur nga duart prapa dhe këmbët me spango. Unë, pasi i pashë se çfarë po bënin Ervisi me S.Shehaj , u kam folur nga puseta ku isha: “...Çfarë po bëni kështu...”, por Ervisi më tha:“...hajde këtu poshtë...”. Unë kam vajtur te vendi ku ishte makina e tyre dhe në kohën që po fusnin Dritën, të lidhur brenda në makinë, u them edhe një herë: “...Çfarë po bëni ore, çfarë bëni....?”, por Ervisi më godet me shqelm duke më rrëzuar përtokë dhe duke më sharë më thotë fjalët: “...do ta vrasim, prandaj mbyll gojën të q... robt dhe dil me vrap te kodra sipër....”.
Në atë moment, që ata po fusnin Dritën brenda në makinë, pashë që Drita kishte të veshur një bluzë si të kuqe dhe pantallona me ngjyrë të zezë. Pasi e futën Dritën të lidhur në sediljen e pasme të makinës së S.Shehaj, ai u ul në sediljen e shoferit, ndërsa Ervisi u ul në sediljen e parë të pasagjerit dhe u larguan me automjetin e tyre në drejtim të liqenit të Çerjes. Sqaroj se liqeni i Çerjes ndodhet pas liqenit të Lumare 1 dhe Lumare 2, dhe unë i pashë që po shkonin në drejtimin e lartpërmendur nëpërmjet dritave të makinës së S.Shehaj .
Më pas, unë jam larguar i vetëm në këmbë në drejtim të Povlës dhe pas afro një orë, S.Sheaj me Ervisin më gjetën në rrugë duke ecur te benzinata në Povël dhe më kanë kërkuar që të hipja në makinën e tyre. Më pas më kanë çuar te lokali 24-orësh në Poçem, ku edhe më kanë zbritur. Kur më zbritën, Ervisi më tha fjalët: “...mos më dil më përpara syve...” dhe së bashku me S.Shehaj, u larguan për në drejtim të rrugës së Hekalit, që shkon për në Ballsh. Unë më pas kam pirë i vetëm kafe te lokali 24-orësh në Poçem dhe rreth orës 05:30 ka ardhur përsëri S.Shehaj me automjetin e tij te lokali 24-orësh në Poçem. Kam hipur në makinën e tij. Në atë moment, S.Shehaj më tha që “...Ervisin e lashë në Hekal...”, pasi atje kishte lënë makinën e tij.
Më pas S.Shehaj i më çoi te shtëpia e gjyshit tim në Roms dhe pas kësaj, ai u largua. Që nga ai moment që S.Shehaj më çoi te shtëpia e gjyshit e deri ditën e sotme, unë nuk jam takuar dhe nuk kam komunikuar as me S.Shehaj dhe as me Ervisin. Në mbrëmjen e datës 6 janar 2020, unë i kam thënë nënës sime, se çfarë kishte ndodhur me Dritën dhe pas kësaj, nëna komunikoi me xhaxhanë tim R.Saliaj që jeton në Fier dhe të tre më pas kemi vajtur për të informuar për ngjarjen e ndodhur te Komisariati i Policisë Mallakastër”.
Jepini te perjetshmin e mos ta shofin me driten e djellit. Bukshkalet.
Përgjigju