Veliaj në GJKKO

Kronikë

I dha celularin Veliajt, SPAK merr të pandehur edhe policin e burgjeve

23 Korrik, 14:30| Përditesimi: 23 Korrik, 14:42

  • Share

1753274115_veliajnegjkko.jpg

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka marrë të pandehur edhe policin e burgjeve që i dha celularin Erion Veliajt gjatë kohës që ishte i arrestuar.

Gazetarja e Report Tv, Keti Banushi, ka mësuar se polici i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Fatjon Baci, është marrë i pandehur nga SPAK, pasi akuzohet se i dha telefonin Erion Veliajt për të komunikuar gjatë kohës që transportohej nga Paraburgimi i Durrësit drejt Apelit të Posaçëm për masën e sigurisë. Episodi dyshohet se ka ndodhur më datë 11 Mars 2025.

SPAK i ka komunikuar ditën e sotme akuzat personave nën hetim për dosjen Veliajt. Edhe vetë ky i fundit është marrë i pandehur dhe iu komunikuan 4 akuza.

 


Lajmi kryesor:

SPAK i komunikon akuzat Veliajt dhe Xoxës! Të pandehur edhe deputetja Klotilda Bushka (pengoi hetimet), 2 biznesmenë e 1 polic


V.GJ /r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se ka pasur rezultat aksioni për lirimin e hapësirave publike?