Edi Rama dhe Ilir Meta

'I dha detin Greqisë', presidenca i përgjigjet ashpër Ramës: Mashtrues, në 2009 Ilir Meta ka qenë në opozitë

21 Tetor 2020, 12:52| Përditesimi: 21 Tetor 2020, 12:55

  • Share

Presidenca i është përgjigjur ashpër  kryeministrit Rama, pas akuzave të këtij të fundit se Ilir Meta dhe Sali Berisha ia dhanë Greqisë detin, në vitin 2009 dhe ishte PS ajo që e rrëzoi në Gjykatë Kushtetuese.

Asnjë surprizë nga Mister 1 Prilli, i cili vërtetoi edhe njëherë sot, para të gjithë shqiptarëve, se është një mashtrues ordiner, i cili gënjen pa hapur gojën, lëre më kur flet.

Mister 1 Prilli pretendoi sot se Ilir Meta ka qenë një nga hartuesit e marrëveshjes për delimitimin e hapësirës detare mes Shqipërisë dhe Greqisë, të rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese.

I kujtojmë këtij mashtruesi të pështirë se marrëveshja u nënshkrua në Tiranë në 27 prill 2009.

O TYÇ GËNJESHTAR: Në 27 prill 2009, Ilir Meta ka qenë në opozitë. Mashtrimi është vesi i tij! Vesi del me shpirtin”, shkruan zëdhënësi i Metës Tedi Blushi.

Komento

Komente

  • Eduardi Madh: 21/10/2020 18:48

    Në gjykatën e Hagës duhet të shkojmë me marveshjen e Sali Berishës,për 6 miljet dhe jo marveshja e tradhetarit Rilindas qê kërkon të shkohet me 12 milje. O popull,zgjohuni dhe jepini shkelmin e fundit,këtij kryinistri SKANDALOZ......

    Përgjigju
  • Deti: 21/10/2020 13:08

    Qetesohu teddy bear. Shume urrejtje ke edhe ti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?