LEZHË- Miq, shok e të afërm i kanë dhënë këtë të enjte lamtumiren e fundit 63-vjeçarit Pal Trashaj, i cili i dha fund jetës duke pire fostoksinë para ambienteve të SPAK.
Ceremonia mortore u zhvillua në fshatin Pllane të Lezhës, ndërsa gjithçka kaloi në heshtje, pasi asnjë nga familjaret dhe të afërmit e tij nuk foli për mediat.
Historiani i njohur Pal Trashaj i dha fund jetës duke pire fostoksinë, pasi pretendonte se përmbarimi i kishte bllokuar pronat, pavarësisht se e kishte shlyer kredinë që kishte marrë.
Trashaj kishte marrë një kredi, në një prej institucioneve të mikrokredisë në vend, në vitin 2008. Ai ka qenë korrekt në pagimin e kësteve, 150 mijë lekë të vjetra në muaj, dhe e ka mbyllur normalisht. Disa vite pas mbylljes së kredisë ai është telefonuar nga institucioni i mikrokredisë, të cilët e kanë njoftuar se sipas tyre 6 këste, me një vlerë prej 900 mijë lekësh të vjetra, nuk i kishte derdhur dhe për këtë i detyrohej atyre bashkë me interesat një pagesë prej 4.4 milionë lekësh.
Dhe këtu fillon edhe kalvari i përballjeve të Trashajt me këta që më herët vetë i ka konsideruar si bandë hajdutësh. Për këstet thotë se i ka paguar të gjithë një më një, në një nga pikat e kompanisë në qytetin e Lezhës. Institucioni mikrofinanciar në të cilin 63-vjeçari kishte marrë kredinë nuk e ka kontaktuar më pas rezistencës së Trashajt, ndërsa pas disa vitesh kredia ishte shitur në MCA dhe kishte hyrë në lojë edhe shoqëria përmbarimore ‘Star’.
Këta të fundit i kanë dërguar me dhjetëra letra dhe me telefonate të ndryshme i kërkonin pagesat, që tashmë ishin bërë sipas tyre 4.8 mln lekë, ndërsa së fundmi edhe i kanë bllokuar për 5 vjet gjithçka: shtëpinë, tokën, makinën dhe pagën ku punonte.
Cfar do thot Dum Dumani nga fshati tashi ...
PërgjigjuQe fajin e ka Guvernatori i Bankes se Shqiperise qe ka lejuar shitjen e kredive ne pale te treta dhe pseudo-institucione financiare. Licencimi i aktiviteteve te kredise kalon nga Banka e Shqiperise dhe si pasoje duhet te mbahet ne kontroll nga Banka e Shqiperise dhe institucioneve financiare mbikeqyrese.