Vajza e zhdukur, bashkëshorti i Merushes, nipi dhe viktima Merushe Gjuzi

I dha fund jetës duke u hedhur nga furgoni në Peqin, historia e trishtë e Merushe Gjuzit! Përpjekjet për gjetjen e së bijës në ‘Pa Gjurmë’ dhe sherri me bashkëshortin

21 Tetor 2023, 13:31| Përditesimi: 21 Tetor 2023, 14:11

  • Share

Brenga për të bijën dhe konfliktet me bashkëshortin, çuan drejt vetëvrasjes 57-vjeçaren Merushe Gjuzi, e cila u hodh mesditën e djeshme nga furgoni në Peqin.

 Historia e trishtë e Merushe Gjuzit, një gruaje të fortë e ndau edhe Report Tv, kur së bashku me bashkëshortin e saj trokitën në emisionin ‘Pa Gjurmë’ ku kërkonin të bijën Eligerta Gjuzin, e cila kishte humbur kontaktet me familjen që prej vitit 2013.

Kur Eligerta ishte vetëm 17 vjeçe u martua me Arbenin në vitin 2012 mbetet shtatzënë dhe sjell në jetë djalin e tyre të vetëm Orgiton. Gëzimi në familjen Kaseli ishte i madh, aq sa e madhe ishte edhe familja e tyre, pasi Arbeni ishte vëllai i 6 vëllezërve të tjerë dhe tre motrave. Eligerta kalonte kohë me rritjen e djalit edhe në familjen e saj me banim në Rrogozhinë. Në maj të vitit 2013, Eligerta përballet me një problem shëndetësor në frymëmarrje të djalit dhe i duhej ta dërgonte drejt spitalit të Kavajës. Arbeni, bashkëshorti ndodhej në Burrel ndërsa Eligerta tek e ëma Merushja. Të dyja nënë e bij nisen drejt spitalit me furgon nga Rrogozhina drejt Kavajës.

Ndërsa mbërrijnë dhe Eligerta qëndron për të paguar paratë e udhëtimit, nëna e saj Merushja me fëmijën në krah kalon rrugën. Kur bën një copë rrugë me mendimin se Eligerta ishte pas saj, kthen kokën dhe nuk e sheh më vajzën. Pas zhdukjes së Eligertës familja pësoi një tjetër dramë. Me një nënë të zhdukur pa gjurmë dhe një baba që humbi jetën pas një aksidenti me makinë 6 muaj nga humbja e Eligertës, Orgito djali i tyre i vetëm mbetet pa nënë e pa baba, kur ishte vetëm 1 vjeç.

Eligerta, u largua pa e kthyer kokën pas duke i lënë familjarëve të saj nipin e tyre 1 vjeç dhe për të mos u kthyer më kurrë, qoftë edhe për ta parë. Këtë dramë familjare, me sytë që i mbusheshin me lot, vogëlushin Orgito në prehër e me bashkëshortin në krahë, Merushja kërkonte që Eligerta të kthehej sërish në çatinë e tyre. Por, ndonëse Merushja mori guximin të dilte në ekran dhe të kërkonte Eligertën e zhdukur, duket se 57-vjeçarja u dorëzua. Pas një konflikti me bashkëshortin vendosi t’i japë fund jetës, ndoshta në mënyrën më të tmerrshme të mundshme duke u hedhur nga furgoni.

Pas ngjarjes dhe zhdukjes së mistershme të Eligertës më 3 maj të vitit 2013, në familjen e saj vinin shpesh telefonata anonim, por kurrë asnjë gjë nuk u dëgjohej pas tyre. Askush nuk përgjigjej.

Në studion e ‘Pa Gjurmë’, Orgito i vogël e kërkoi nënën e tij të kthehej në shtëpi, e ndërsa sot ka ngelur vetëm me gjyshin e tij, Mahmut Gjuzin i cili sot u arrestua nga policia. 

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 22/10/2023 01:53

    Ose ja kane rrembyer sy per sy,ata qe merren me trafik prostitucioni,ose ka njohur ndonje djale on-line dhe ka ikur me te.Policia mund te kishte hetuar origjinen e telefonatave anonime,kujt i perkiste numri,nga vinin, etj,por duket qe nuk eshte bere.

    Përgjigju
    • Shtet: 24/10/2023 10:02

      Kefu ka gisht shteti, me keta ard veliat e ca jan keta taulantet

  • Tit: 21/10/2023 15:22

    Shteti te beje te pamunduren dhe emisioni pa gjurme, te zbuloje te verteten e zhdukjes se eligertes. Per respekt te nenes se sai. U prefte ne paqe

    Përgjigju
    • I drejti: 21/10/2023 16:58

      Dhe Pse duhet ta arrestonte policija ket Plakun gjuzi? Se gruja vrau veten nga depersjoni.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?