Gonzalo Montiel, mbrojtësi i djathtë i Argjentinës dhe Sevillas është nën akuzë për abuzim seksual qysh prej 1 janarit 2019, kur mbushi 22 vjeç. Ish-lojtari i River Plate që shënoi penalltinë e fundit në finalen e Kupës së Botës për Argjentinën dhe i dha trofeun Albicelestes, është në telashe serioze. Avokati i palës akuzuese shpjegon se pas kontrolleve që i janë bërë vajzës, rezulton se ajo është abuzuar seksualisht.
“Ata (Montiel dhe vajza) ishin takuar disa herë para asaj mbrëmje dhe ajo ishte ftuar në festë nga një mik i të dyve. E reja humbi ndjenjat dhe u zgjua e shtrirë në pragun e shtëpisë së Montiel. Nuk dihet se sa persona janë përfshirë në abuzim, por pas një analize mjekësore është konstatuar se ka pasur përdhunim. Ata ndoshta e kanë detyruar atë të pijë diçka, sepse pas dy pijeve ajo ishte pa ndjenja, tha ndër të tjera avokati i vajzës së abuzuar.
Ende nuk dihet se kur është seanca e radhës për futbollistin, që do duhet të paraqesë fakte për t'i shpëtuar akuzave të rënda që do e linin me vite pas hekurave.