Sami Ujkashi

I dha para me fajde edhe babait të tij, KLGJ shqyrton kërkesën e ILD për pezullimin e gjyqtarit Sami Ujkashi

19 Janar 2023, 10:44| Përditesimi: 19 Janar 2023, 14:50

  • Share

KLGJ shqyrton sot kërkesën e ILD për pezullimin 2 vjeçar nga detyra te gjyqtarit të rrethit gjyqësor, Kukës, Saimir Ujkashi.

Hetimi disiplinor për të ka nisur për shkelje të legjislacionit material, shkelje disiplinore me dashje dhe cënim të imazhit të magjistratit dhe të besimit tek sistemi i drejtësisë. Hetimi i ILD-së është bazuar në një vendimmarrje për ulje dënimi dhe lirimi në kundërshtim me ligjin, si dhe moszbatim të legjislacionit në dy raste ekstradimi.

Sami Ujkashi është një emër i njohur në sistemin e drejtësisë për vendimmarrje të paprecedenta dhe të dyshimta. Sami Ujkashi, i cili nuk është përballur  me procesin e Vetingut, akuzohet nga ILD-ja për cënim të imazhit të magjistratit dhe cënim të besimit tek sistemi i drejtësisë, pasi ka marrë vendime për ulje dënimi dhe lirim të personave nga burgu në kundërshtim me ligjin si dhe moszbatim të legjislacionit në dy raste ekstradimi.

Emri i tij shfaqet në çështjen e përpjekjeve të oligarkut Bashkim Ulajt për të ndërtuar me çdo kusht dy HEC-e dhe betonizuar për interesa private Parkun Kombëtar të Luginës së Valbonës, një nga perlat natyrore të Shqipërisë. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?