I dha Shqipërisë golin e dytë, Mirlind Daku: Ia dedikoj familjes dhe dëshmorëve që dhanë jetën për Kosovën dhe na bashkuan

10 Shtator 2023, 23:23| Përditesimi: 11 Shtator 2023, 00:01

  • Share

Goli i tij në minutën e 62 i dha fitoren e sigurtë Kombëtares shqiptare. Në një prononcim për median pas ndeshjes Mirlind Daku zbulon se kujt ia dedikon golin

“Njeriun e drejtë Zoti i madh e ndihmon. Dhe ato lot që kam derdhur i kam derdhur nga thellësia e shpirtit, asnjë lot nuk ishte për atë pasim që nuk e dhashë mirë, por që debutova me kombëtaren dhe ka qenë një privilegj shumë i madh, një arritje shumë e madhe që sadopak të ndihmojë ekipin për kualifikimin në Europian.

Faleminderit Zotit që më shpërbleu punën dhe fituam. Golin ia dedikoj normalisht familjes time që më ka përkrahur gjithmonë, por edhe dëshmorëve në Kosovë që kanë dhënë gjithçka për atdheun që ne sot të luajmë e bashkohemi nga të gjithë trevat shqiptare”, tha Daku për “SuperSport” pas sfidës.

Daku falenderoi edhe presidentin e FSHF-së për mbështetjen.

Kombëtarja shqiptare e futbollit mundi 2-0 Poloninë në "Air Albania", për sfidën që vlente kualifikueset e grupit E për Europianin 2024 që zhvillohet verën që vjen në Gjermani. Për djemtë e Sylvinhos golat u shënuan nga Jasir Asani dhe Mirlind Daku në minutat 37 dhe 62.


Lajmi kryesor:

HISTORIKE/ Kombëtarja 'qëndis' kuqezi flamurin evropian! Shqipëria mposht Poloninë 2-0 në 'Air Albania' dhe prenoton Euro 2024! Mësoni gjermanishten (VIDEO + FOTO)


S.G//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?