Tenderi 3 mln euro, 3 vite burg për ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla! 2 vite për të afërmin fitues, Aqif Konesha! 6 lirohen me kusht

28 Dhjetor 2023, 10:13| Përditesimi: 28 Dhjetor 2023, 12:14

  • Share

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dënuar me 3 vite burg ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla. GJKKO shpalli sot vendimin, ndërsa Alla dhe 9 persona të tjerë u gjetën fajtorë për akuzat e shpërdorimit të detyrës, shkelje të barazisë në tenderë dhe falsifikimit.

Ish-kreu i Bashkisë Bulqizë ka favorizuar të afërmin e tij, Aqif Konesha, duke i dhënë tenderin me vlerë 3 mln euro. Alla përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe përfundimisht do të vuajë 2 vite heqje lirie, si edhe i ndalohet që për 5 vite të ushtrojë funksione publike.

Ndërkohë, për të afërmin Aqif Konesha, i cili fitoi edhe tenderin, GJKKO ka vendosur dënimin me 2 vite burg, por nga gjykimi i shkurtuar do të vuajë vetëm 1 vit e 4 muaj burg. Gjykata e Posaçme ka vendosur lirimin me kusht për 6 persona, Enkeleda Lleshi, Rubin Kola, Arsen Gjoka, Kujtim Zogu, Leonard Daçi, Erion Isaku dhe Dali Gazidedja.

Lefter Alla, u arrestua më 15 mars 2023 për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre mbi dyshimet e abuzimit në një tender me vlerë 3 milionë euro. Megjithatë Alla pretendon se akuza e shkeljes së barazisë në tendera e ngritur nga SPAK është e pabazuar dhe në shkelje të ligjit. 

Ai është gjetur fajtor se bashkëpunim me ish-zyrtarët e tjerë favorizoi dy kompani gjatë procedurës së prokurimit publik me qëllim që më pas punimet për ujësjellësin në lagjen e vjetër të Bulqizës t’i kryejë kompania ‘OE 2AF Albania shpk’, e cila është në administrimin e të afërmit të Allës, Aqif Konesha. Kompanitë që dolën fituese të tenderit ishin ‘BOE Egland shpk’ dhe ‘BE-IS shpk’.

Dënimet e dhëna nga GJKKO

1 - Lefter Alla, fajtor veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, dhe “Shpërdorim i detyrës”! Dënohet me 3 vite burg, me gjykim të shkurtuar ulet në 2 vite burg! 5 vite nuk ushtron asnjë funksion publik.

2. Enkeleda Lleshi, fajtor për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorim i detyrës”! Dënohet me 2 (dy) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim, por Gjykata vendos lirimin me kusht! 5 vite nuk ushtron asnjë funksion publik.

3. Rubin Kola, fajtor për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”! Dënohet me 1 vit e 2 muaj burgim, lirohet me kusht! 5 vite nuk ushtron asnjë funksion publik.

4. Arsen Gjoka, fajtor për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”! Dënohet me 1 vit e 2 muaj burgim, lirohet me kusht! 5 vite nuk ushtron asnjë funksion publik.

5. Kujtim Zogu, fajtor për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”! Dënohet me 1 vit e 2 muaj burgim, lirohet me kusht! 5 vite nuk ushtron asnjë funksion publik.

6. Leonard Daçi, fajtor për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”! Dënohet me 1 vit e 2 muaj burgim, lirohet me kusht! 5 vite nuk ushtron asnjë funksion publik.

7. Erion Isaku, fajtor për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Korrupsion pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike”! Dënohet me 3 vite burg, me gjykim të shkurtuar ulet në 2 vite burg! 5 vite nuk ushtron asnjë funksion publik.

8. Rasim Daci, fajtor për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve”, dhe “Korrupsioni aktiv i personit qe ushtron funksione publike”! Dënohet me 2 vjet e 6 muaj burgim, me gjykim të shkurtuar ulet në 1 vit e 8 muaj burgim! 3 vite nuk ushtron administratorin e personit juridik.

9. Aqif Konesha, fajtor për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”! Dënohet me 2 vite burg, me gjykim të shkurtuar ulet në 1 vit e 4 muaj burg! 3 vite nuk ushtron administratorin e personit juridik

10. Dali Gazidedja, akuzuar se ka kryer veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”! Dënohet me 1 vit burg, lirohet me kusht

(Kliko këtu për të parë dokumentin e plotë)

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arben: 28/12/2023 10:58

    Turp! Vetem te majtet denohen ketu kurse te djathteve u zgjaten proceset! Sikur drejtesia ka frike nga e djathta! Kjo e rrit urrejtjen per opoziten tek populli. Ne shume raste, si ne Kukes , Bulqize, Rrogozhine etj, pas skandaleve te majteve u eshte rritur mbeshtetja! Sepse drejtesia eshte e padrejte ne trajtimin e paleve!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?