I dha të afërmit tenderin 322 mln lekë, kalon për gjykim dosja e Lefter Allës dhe 12 të pandehur! Kërkon gjykim të shkurtuar

10 Tetor 2023, 15:17| Përditesimi: 11 Tetor 2023, 17:11

  • Share

Gjykata e Posaçme kaloi për gjykim dosjen ndaj ish-kryebashiakut të Bulqizës, Lefter Alla.

Ai bashkë me ish punonjës të tjerë të bashkisë akuzohen për abuzime me tenderin e ujësjellësit me vlerë 3 milionë euro. Gjatë seancës avokatët e Allës kërkuan pushimin e çështjes, por gjykata refuzoi.

Ndërkohë ish-kryebashkiaku dhe 10 të pandehur të tjerë janë kërkuar gjykim të shkurtuar në gjendjen që janë aktet kurse dy të akuzuar kërkuan gjykim të zakonshëm.

Alla akuzohet se favorizoi dy kompani gjatë prokurimit me qëllim që punimet t’i kryente kompania ‘OE 2AF Albania shpk’, e cila është në administrimin e të afërmit të Allës, Aqif Konesha.

Lefter Alla, ra në pranga më 15 mars 2023 bashkë me 12 persona të tjerë, 7 prej tyre ish zyrtarë të bashkisë.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?