I dha të afërmit tenderin 3 mln euro, SPAK kërkon 3 vite e 6 muaj burg për Lefter Allën! Në total 26 vite burg për 10 të pandehurit

15 Dhjetor 2023, 10:49| Përditesimi: 15 Dhjetor 2023, 13:26

  • Share

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Allën dhe 9 të pandehurit e tjerë. SPAK ka kërkuar 3 vite e 6 muaj burg për Lefter Allën, por nga gjykimi i shkurtuar, dënimi përfundimtar është 2 vite e 4 muaj. Po ashtu, Allës nuk do t’i lejohet as ushtrimi i funksioneve publike për 5 vite.

Në total, SPAK ka kërkuar në total 26 vite e 6 muaj burg për 10 të pandehurit e kësaj dosje, të cilët akuzohen për abuzime me tenderin e ujësjellësit me vlerë 3 milionë euro. Ndaj ish-nënkryetares së Bashkisë, Enkeleda Lleshi kërkohet 3 vite burg, por me gjykim të shkurtuar ulet në 2 vite, si edhe i ndalohet që për 5 vite të ushtrojë funksione publike. Ndërkohë, çështja është ndarë për Ana Nishkun dhe Kastriot Ibrahimajn sepse do gjykohen në mënyrë të zakonshme.

Lefter Alla, ra në pranga më 15 mars 2023 bashkë me 12 persona të tjerë, 7 prej tyre zyrtarë të bashkisë për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre mbi dyshimet e abuzimit në një tender me vlerë 3 milionë euro. Ai dyshohet në bashkëpunim me ish-zyrtarët e tjerë favorizoi dy kompani gjatë procedurës së prokurimit publik me qëllim që më pas punimet për ujësjellësin t’i kryejë kompania ‘OE 2AF Albania shpk’, e cila është në administrimin e të afërmit të Allës, Aqif Konesha. Kompanitë që dolën fituese të tenderit kishin ‘BOE Egland shpk’ dhe ‘BE-IS shpk’. 

Pasi i shpallën fituese këto firma, punimet për uijësjellësin realizoheshin nga firma ‘OE 2AF Albania shpk’. Bëhet fjalë për tenderin “Ndërtimi rrjetit furnizimit dhe rrjetit shpërndarës Ujësjellësi dhe ndërtimi i rrjetit të KUZ , Lagja e vjetër, qyteti Bulqizë, Bashkia Bulqizë”, me vlerë rreth 3 mln euro, me afat kohor 10 mujor. Kompanitë që dolën fituese të tenderit kanë si administrator Rasim Dacin, për ‘BOE Egland shpk’, ndërsa administratori i 'BE-IS shpk’, është Kastriot Ibrahimaj. Gjatë dëshmisë së tij, Alla i konsideroi akuzat si sulme politike ndaj tij.

Kërkesat e SPAK
1 - Lefter Alla
, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”! SPAK kërkon 3 vite e 6 muaj burg, me gjykim të shkurtuar ulet në 2 vite e 4 muaj, 5 vite nuk ushtron asnjë funksion publik.

2. Enkeleda Lleshi, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”! SPAK kërkon 3 vite burg, me gjykim të shkurtuar ulet në 2 vite, 5 vite nuk ushtron asnje funksion publik.

3.Rubin Kola, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”! SPAK kërkon 2 vite burg, me gjykim të shkurtuar ulet në 1 vit e 4 muaj, 5 vite nuk ushtron asnje funksion publik.

4. Arsen Gjoka, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”! SPAK kërkon 2 vite burg, me gjykim të shkurtuar ulet në 1 vit e 4 muaj, 5 vite nuk ushtron asnje funksion publik.

5. Kujtim Zogu, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”! SPAK kërkon 2 vite burg, me gjykim të shkurtuar ulet në 1 vit e 4 muaj, 5 vite nuk ushtron asnje funksion publik.

6. Erion Isaku, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Korrupsion pasiv i personave qe ushtrojne funksione publike”! SPAK kërkon 4 vite burg, me gjykim të shkurtuar ulet në 2 vite e 8 muaj, 5 vite nuk ushtron asnjë funksion publik.

7. Leonard Daçi, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”! SPAK kërkon 2 vite burg, me gjykim të shkurtuar ulet në 1 vit e 4 muaj, 5 vite nuk ushtron asnje funksion publik.

8. Rasim Daci, akuzuar per veprat penale “Falsifikim i dokumenteve”, dhe “Korrupsioni aktiv i personit qe ushtron funksione publike”! SPAK kërkon 4 vite burg, me gjykim të shkurtuar ulet në 2 vite e 8 muaj, 3 vite nuk ushtron administratorin e personit juridik.

9. Aqif Konesha,  akuzuar per vepren penale “Falsifikim i dokumenteve”! SPAK kërkon 2 vite e 3 muaj burg, me gjykim të shkurtuar ulet në 1 vit e 6 muaj, 3 vite nuk ushtron administratorin e personit juridik

10. Dali Gazidedja, akuzuar se ka kryer vepren penale “Falsifikim i dokumenteve”! SPAK kërkon 1 vit e 9 muaj burg, me gjykim të shkurtuar ulet në 1 vit e 2 muaj.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • E verteta: 15/12/2023 14:28

    Spak me keto vendime qesharake dhe me gjykimin e shkurtuar i ben nder dhe inkurajon korupsionin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?