Rouzbeh Vadi

Bota

‘I dhashë Mossadit informacion në lidhje me Fordow dhe Natanz’, zbulohet rrëfimi i shkencëtarit të ekzekutuar në Iran

7 Gusht, 17:21| Përditesimi: 7 Gusht, 17:23

  • Share

Rouzbeh Vadi, i cili u ekzekutua për dhënien e informacionit në lidhje me programin bërthamor të Teheranit te Mossad, agjencia izraelite e spiunazhit, ishte vetë një shkencëtar bërthamor.

Agjencia iraniane e lajmeve Mizan raportoi se ai ishte dënuar për spiunazh në favor të Izraelit, si dhe për dhënie informacioni mbi një shkencëtar bërthamor, i cili u vra në qershor gjatë një prej sulmeve ajrore izraelite mbi Iranin.

Sipas raportit, Vadi ka pranuar në një video të publikuar nga televizioni shtetëror IRIB se kishte transmetuar informacione në lidhje me objektet bërthamore iraniane, përfshirë uzinat e pasurimit të uraniumit në Fordow dhe Natanz.

“U thashë atyre se dija diçka për Fordow dhe ata (agjentët e Mossadit) më thanë të dërgoja gjithçka,” dëgjohet të thotë Vadi në video.

Ai gjithashtu përmend se hyrja dhe dalja e materialit bërthamor në Uzinën e Konvertimit të Uraniumit (UCF) dhe në Uzinën e Fabrikimit të Karburantit (FMP) ishin të një rëndësie të madhe për Izraelin, shkruan Reuters.

Ekzekutimet e iranianëve të dënuar për spiunazh për Izraelin janë rritur ndjeshëm këtë vit, me të paktën tetë dënime me vdekje të kryera në muajt e fundit.

Rreth 935 persona u vranë në Iran gjatë luftës 12-ditore me Izraelin, deklaroi më 30 qershor një zëdhënës i gjyqësorit iranian. Numri i të vdekurve përfshinte 132 gra dhe 38 fëmijë. Autoritetet izraelite kanë raportuar 28 vdekje në Izrael si rezultat i sulmeve hakmarrëse nga Irani gjatë luftës.

Izraeli nisi luftën ajrore më 13 qershor, duke sulmuar objektet bërthamore iraniane dhe duke vrarë komandantë të lartë ushtarakë, si dhe civilë, në goditjen më të keqe ndaj Republikës Islamike që nga lufta e viteve 1980 me Irakun.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A po i liron hapësirat publike aksioni i qeverisë?