Presidenti Ilir Meta

Politikë

Ia dhuruan në Itali, presidenti Meta i dorëzon Bibliotekës Kombëtare 12 libra autorësh arbëreshë me vlerë historike, letrare e gjuhësore

16 Nëntor 2021, 12:50| Përditesimi: 16 Nëntor 2021, 12:53

  • Share

Presidenti Ilir Meta, menjëherë pas vizitës zyrtare, që zhvilloi në Rajonin e Siçilisë, i dorëzoi Bibliotekës tonë Kombëtare, dymbëdhjetë libra të vyer, vepra të rëndësishme letrare me vlerë të madhe historike, letrare e gjuhësore, që iu bënë dhuratë gjatë vizitës së tij në bashkësitë arbëreshe.

Disa nga veprat që Presidenti Meta i dhuroi Bibliotekës Kombëtare ishin “Apologia Istorica” nga At Giorgio Guzzetta, botim i vitit 1722 në Napoli, dy vepra të Zef Skiroit, një prej të cilave “Të dheu i huaj”, botim i vitit 1940, që flet për arratisjen epike të shqiptarëve në shek. XV nga vendlindja e tyre dhe ardhjen e tyre në Siçili, si dhe librin “Canti Sacri delle Colonie Albanesi di Sicilia”.

Po ashtu Kreu i Shtetit i dhuroi Bibliotekës Kombëtare edhe kryeveprën epike shqiptare “Lahuta e Malcis” – nga At Gjergj Fishta, një botim i vitit 1973 në gjuhën italiane, nga Qendra e Studimeve Shqiptare të Universitetit të Palermos, si dhe librin, studim kritik nën kujdesin e Profesorit të mirënjohur arbëresh Matteo Mandalà të veprës “E Mbsuame e Krështerë” të Lek Matranga të vitit 1592.

Libri “E Mbsuame e Krështerë” ka një rëndësi të veçantë historike, gjuhësore dhe letrare, duke qenë dokumenti më i vjetër në variantin toskë të letërsisë shqipe.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?