I dogjën makinën mesnatën e mbrëmshme, anëtarja e KZAZ-së në Konispol: Shkak angazhimi im politik, nuk kam konflikte

15 Maj 2023, 20:11| Përditesimi: 15 Maj 2023, 20:36

  • Share

Një automjeti i është vënë zjarri mesnatën e kaluar në fshatin Shalës, bashkia Konispol. Mësohet se automjeti është në pronësi të Ada Murtaj, e cila është dhe anëtare e KZAZ 92 në Konispol.

Sipas pretendimit të saj, nuk ka patur konflikt me asnjë person në fshat dhe djegia e mjetit lidhet me angazhimin e saj politik në mbështetje të kandidatit Ergest Dule i cili është zgjedhur kryebashkiak i Konispolit.

Pranë saj në momentin kur ka marrë lajmin ka qenë edhe deputetja e PS Anila Denaj.

Ndërkohë nga ana e policisë nuk ka asnjë reagim për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?