Kushëriri i reperit të njohur, Rigels Rajku i njohur ndryshe si Noizy është lënë në burg nga Gjykata e Durrësit pasi i dogji 2 herë lokalin dhe një herë banesën këtij të fundit. Bëhet fjalë për Erlado Musteqen, i cili nuk ka thënë asnjë fjalë sot në Gjykatë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se i riu ka kundërshtuar policinë gjatë arrestimit dhe bëri rezistencë. Ndonëse pak ditë më parë, Musteqe tha se është dhunuar nga policia, në fakt ka qenë i riu ai që ka kundërshtuar policinë e Durrësit ditën e arrestimit.
I riu kushëri me Rigels Rajkun akuzohet se i ka vënë zjarrin tre herë brenda një muaji pronave të këngëtarit më i fundit ai i lokalit në Currila të Durrësit. Ndaj 26-vjeçarit prokuroria e Durrësit ka ngritur dy akuza, atë të shkatërrimit të pronës me zjarr dhe kundërshtimit të punonjësit të policisë së rendit publik pasi mësohet se Musteqja ka bërë rezistencë dhe ka kundërshtuar policët e Durrësit në momentin kur u arrestua.
Në sallën e gjyqit, 26-vjeçari nuk ka pohuar, as ka mohuar akuzën për zjarrvënie, ndërsa ka deklaruar se ka reaguar pasi policët kanë ushtruar dhunë ndaj tij.
Sipas tij, ka qenë në zonë pranë lokalit për të medituar dhe ka qenë duke u larguar nga aty, kur është përballur me policinë. Përveç zjarrit të 29 qershorit, Musteqja dyshohet se është autor dhe i dy zjarrvënieve të tjera, njëra më 11 qershor në të njëjtin lokal i cili u shkrumbua thuajse plotësisht dhe më 10 qershor në derën e shtëpisë së familjes së këngëtarit.
Pas zjarrit që ra javën e kaluar për herë të dytë në lokalin e tij, reperi deklaroi se kushëriri i tij është besimtar ekstremist dhe kundër alkoolit dhe muzikës që luhet në lokal.
Sipas tij, ky është shkaku i konfliktit mes tyre që çoi në akte ekstreme 26-vjeçarin. Këto mbështeten dhe nga komunikimet mes palëve me mesazhe, ku Musteqja i kërkon të heqë dorë nga droga dhe alkooli, ndërsa i kërkon dhe të shlyejë detyrimin ndaj tij. Një detyrim për të cilin ai nuk ka dhënë shpjegime të tjera deri në këtë fazë të hetimit.
Djali te marre denimin dhe te rehabilitohet se nuk shkon larg ne jete duke vu gjoba e ndezur zjarre. E vleresoj reagimin e Noizyt qe e mirekupton edhe pse e ka shqetesu familjarisht dhe ekonomikisht. Bravo, Nozi. Nderdlsa djali duhet te ndihmohet.
PërgjigjuO Bashkim Rrajku Matrapazi . Te duhet Patjer nji per faj se ndryshe nuk pagon Siguracioni huh ? Nje here na the eshte shkendije elektrike mbasi se hengri njeri ate na gjete kte per te marr fajin se e nxjerr me lek ti normal vetem Ty mos te hyj gje ne kembe . Po mire ky I vuri zjarrin lokalit tend sepse nuk beson te alkoli dhe muzika por me makinen e gruas ca pati ? Apo edhe ajo eshte haram . Nji milion lokale ne shqiperi ky e gjeti te lokali juaj .
Përgjigju