Defekt në kabullin që vidhte energjinë elektrike, mallakastrioti i bën gjëmën fqinjit

30 Gusht 2020, 11:43| Përditesimi: 30 Gusht 2020, 12:22

  • Share

Një 43-vjeçar i quajtur Arjan Velaj, banues në Visok të Mallkastrës, është arrestuar nga policia për dy vepra të ndryshme penale.

Velaj, për shkak të energjisë që vidhte, ka shkaktuar një zjarr duke djegur një sipërfaqje e madhe me shkurre dhe ullinj dhe pemë frutorë në pronësi të shtetasit M. V. Kjo pasi Velaj merrte energji elektrike në mënyrë të paligjshme nga një pus nafte në fshatin Visok dhe për pasojë në kabëllin që merrte energji ka ndodhur një shkëndije elektrike duke shkaktuar zjarr.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr" dhe "Vjedhje e energjisë elektrike".

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?