I ‘dolën tepër’ 80 mijë USD dhe u shkarkua, gjyqtarja Dhutata Haveri kërkon rikthimin në detyrë, Kolegji cakton turpin gjykues 

8 Janar 2020, 12:35| Përditesimi: 8 Janar 2020, 12:36

  • Share

Gjyqtarja e Apelit për Krimet e Rënda Dhurata Haveri i ka kërkuar Kolegjit të Posaçëm të Apelimit rrëzimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (shkallës së parë të Vetingut), i cili e shkarkoi gjyqtaren nga detyra në shtator të vitit 2019. Kolegji i Apelimit e ka regjistruar kërkesën në 12 dhjetor, ndërsa ka caktuar trupën gjykuese për shqyrtimin e çështjes. Trupi gjykues kryesohet nga Sokol Çomo, relator është Luan Daci, ndërsa anëtarë janë Ina Rama, Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz. Kolegji ka nisur të përgatisë çështjen për gjykim. Trupa gjykuese do të konfirmojë nëse vendimi i KPK-së është apo jo i ligjshëm, duke vendosur në përfundim ose konfirmimin e gjyqtares në detyrë ose lënien në fuqi të vendimit të KPK-së, duke e shkarkuar Haverin me vendim të formës së prerë.

Po pse shkalla e parë e Vetingut e ka shkarkuar Dhurata Haverin nga detyra? Sipas vendimit që mban firmën e anëtarëve Olsi Komici, Suela Zhegu dhe Xhensila Pine, gjyqtarja Haveri ka mungesë të burimeve financiare të ligjshme për të justifikuar pasuritë dhe kryerjen e

shpenzimeve për periudhën 1991 − 2016, me një balancë - 8.800.000 lekë ose rreth 80 mijë USD. Gjithashtu, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka arritur në konkluzionin se gjyqtarja “ka deklarim të pamjaftueshëm për të ardhurat nga aktiviteti privat i bashkëshortit; ka deklarim të pasaktë për shkollimin privat të vajzës, duke fshehur pagesën e kryer; nuk justifikon ligjshmërinë e burimit të krijimit për huan; ka deklarim të pamjaftueshëm për kriterin e pasurisë; nuk ka arritur të shpjegojë bindshëm burimin e ligjshëm të pasurive”.

Po si e zbuloi KPK-ja fshehjen nga gjyqtarja të pagesave për shkollimin e vajzës. Komisioni ka pasur një korrespondencë me Universitetin “N. Y. T”, ku vajza e gjyqtares ishte studente. Universiteti ka informuar se për periudhën e studimit 2012 – 2014, për studenten E. H është paguar shuma prej 9.758 euro. Komisioni konstaton se shpenzimet e shkollimit në këtë universitet nuk janë deklaruar nga subjekti, as në pyetësorin e parë dërguar subjektit, dhe as në pyetësorin e datës 3.8.2019, ku Komisioni i ka kërkuar specifikisht subjektit informacion për shpenzimit e shkollimit të vajzës së saj në një universitet privat. Këto shpenzime nuk janë deklaruar as në deklaratën periodike të vitit 2014, sipas detyrimeve ligjore të kohës. Këto shpenzime janë përfshirë në analizën financiare të gjyqtares. Nga ana e saj, gjyqtarja ka deklaruar ‘se shpenzimet e deklaruar për shkollimin e vajzës janë pasqyruar plotësisht edhe në deklaratat e saj vjetore, si në dokumentacionet e administruara në ILDKPKI në zërin e shpenzimeve, pavarësisht titullimit dhe emrave konkretë të universitetit’.

G.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?