Sylvinho

Sport

I doli emri si trajner te Inter Miami, Sylvinho tregon të ardhmen: Më vjen keq për rezultatin e fundit me Shqipërinë

22 Nëntor 2024, 08:49| Përditesimi: 22 Nëntor 2024, 08:56

  • Share

Mundo Deportivo e lidhi emrin e trajnerit të Kombëtares, Sylvinho, me një kalim në SHBA, aty ku Inter Miami i David Beckham dhe Lionel Messit po kërkojnë për një trajner të ri.

Paçka vlerësimit, braziliani pas humbjes 1-2 me Ukrainën u pyet edhe për të ardhmen dhe nuk ka asnjë dyshim se do jetë pjesë e Kombëtares për kualifikueset e Botërorit 2026 me idenë e qartë për të provuar historinë me Shqipërinë.

"Nuk ndryshon asgjë. Kemi bërë kualifikuese të mira, ndërkohë tani një vit më vonë, kemi bërë keq. Duhet të përmirësohemi, kemi vend për t'u rritur dhe me objektivin për Botërorin, që do të ishte çmenduri. Nuk kam asnjë dyshim që do të vazhdoj. Më vjen keq për rezultatin e fundit, por nuk mund ta hedhim poshtë të gjithën. Për t'u përmirësuar, po", tha trajneri.

Sylvinho duke folur për të ardhmen 

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Truth: 22/11/2024 21:47

    Faleminderit por me mire ike te Inter Maiami. Ne na duhet nje trajner qe kupton vecorite dhe pozicionet e lojtareve dhe skemat taktike. Mbi te gjitha na duhet dikush qe guxon e jo qe futet ne fushe per mos te humbur.

    Përgjigju
  • Iku dhe ky...: 22/11/2024 11:54

    Kjo me vjen keq per ndeshjen e fundit te Shqiperise, eshte si me then kaq munda keta jeni, me shume smundem te bej, po iki... Ik rruge e mbare dhe pasaporte shqip morre leket u ke te sigurta ne shqiperi me pak taksa se kudo ne bote.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?