Fatlum Nurja

I doli emri te lista e koalicionit opozitar, reagon i habitur ish-nënkryetari i bashkisë Shkodër: Guxim i tepërt, nuk kam firmosur asnjë formular

9 Mars 2021, 08:09| Përditesimi: 9 Mars 2021, 09:23

  • Share

Partia Demokratike ka dorëzuar mbrëmë në mesnatë, listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit, ndërkohë që emrat u bënë publikë vetëm pasi u depozituan listat në KQZ. Por në emrat e koalicionit opozitar të vendosura në listë, një prej kandidatëve denoncon se as nuk ka kërkuar të jetë kandidat për deputet dhe as nuk ka firmosur.

Bëhet fjalë për ish-nënkryetarin e Bashkisë Shkodër, Fatlum Nurja i cili me anë të një reagimi në rrjetin social “Facebook” ka deklaruar se është përfshirë në listat e FRD-së edhe pse ai vetë ka refuzuar që të marrë pjesë.

Nurja shkruan se mëngjesin e sotëm i kanë dërguar listën e kandidatëve për deputetë për Qarkun e Shkodrës, të PD dhe partive në koalicion me të, dhe aty ka parë emrin e tij.

Mbreme fjeta heret, e sot ne mjes pashe kete liste qe ma kishte dergu nje mik pas mesnate. Deklaroj qe une nuk i kam kerku FRD-se dicka te tille, pervec se kam refuzu (dhe kuptohet) si dhe minimumi skam firmos as ndonje formular tip per te tilla raste... Guxim i teprum kushdo qe e ka ba dhe me jep nje ndjenje neverije. Jam i vetedishem se eksperiencat e personave qe do jene deputet ... dhe me gjere ... do ja dalin me ba mrekulli per Qytetin, Shtetin dhe Kombin tone. Poooor, gjithashtu jam shpresplot se estrada e parlamentit ka me vazhdu...'- shkruan Nurja.

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?