Në postin e kryebashkiakut të Tiranës në atë kohë, kreu i koalicionit euroatlantikë Lulzim Basha, ka kujtuar takimin me Papa Françeskun në vitin 2014 kur ai zhvilloi një vizitë në Tiranë.
I ftuar ditën e sotme në Report Tv me gazetarin Denis Minga, teksa shprehu ngushëllime për ndarjen e papës nga jeta ditën e sotme, Basha tha se ai e kujton me shumë emocion vizitën e tij, ndërsa i dorëzoi edhe çelësin e qytetit.
‘Ishte një njeri i jashtëzakonshëm, dhe i thjesht, i mbushur me humor ishte një papë me të dyja këmbët në tokë. Unë shansin e kam pasur që ta takojë gjatë vizitës së tij të parë në Shqipëri më vitin 2014 dhe atëherë si kryebashkiak e prita në takim dhe i dorëzova çelësat e qytetit. Sa herë që kishte një vizitë papnore papës i dorëzoheshin çelsat që të hynte si në shtëpinë e vet pa trokitur. Ai u afrua u prit me entuziazëm nga qytetarët dhe zbriti, u afrua e përshëndeta dhe pas urimit të mirësjelljes i bëra të ditur se po i dorëzoja çelësat e Tiranës’, tha ai.
Basha e cilësoi papën si një njeri të jashtëzakonshëm dhe një njeri që ishte i përkushtuar për të ndihmuar të varfërit.
‘Ai ishte një njeri i jashtëzakonshëm. Ata që i shërbejnë zotit janë një shembull i madh frymëzimi, dhe fati e solli që të isha një nga ata që ta takojë edhe Papa Gjon Palin 2. Ai kishte një përkushtim ndaj kishës, të varfërve me mesazhet e tij të shpresës, jo vetëm për katolikët shqiptar, por për të gjithë duhet ta kujtojnë gjatë si një kolos të përkushtimit dhe mirësisë’, tha ai.
Komente

Ky Basha sduhet te flas per Papen fare.Me ka diftu nje shok per 4 vjet kryetar bashkie nuk ka pas te punsum asnje katolik.
Përgjigju