'I drejti zhytet, por s’mbytet', Françeska hap Kutinë e Pandorës, 3 banoret që i bashkohen Heidit në televotim

8 Maj, 08:42| Përditesimi: 8 Maj, 08:46

  • Share

Françeska është banorja, e cila është vendosur sot përballë zgjedhjes së vështirë për të hapur Kutinë e Pandorës.

Si 'bekim', Vëllai i Madh i ka dhënë mundësinë për të folur me bashkëshortin, i cili i dha mbështetje për rrugëtimin e saj. Ana “e keqe” ka qenë nominimi. Françeska ka pasur mundësinë për të çuar në televotim së bashku me Heidin 3 banorë të tjerë, ndërsa mes së cilëve mund të fuste edhe veten.

Me një vetëbesim të theksuar, Françeska zgjodhi të çonte në nominim Erjolën, Rozën dhe veten, duke shuar se: “I drejti zhytet, por nuk mbytet”.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?