Arbër Abilaliaj në rolin e trajnerit

I drejtoi në fitoren e derbit nga stoli, Abilaliaj i Partizanit: Zekic na telefonoi në dhomat e zhveshjes, ndezi atmosferën

19 Tetor 2023, 21:51| Përditesimi: 19 Tetor 2023, 21:53

  • Share

Partizani mundi 2-1 Tiranën në derbin e kryeqytetit, zhvilluar mbrëmjen e së enjtes në "Air Albania".  

Fillimisht Maguette kaloi në avantazh Partizanin në të 77 minutë, ndërsa Hasani barazoi për bardheblutë në minutën e 90-të. Kur Tirana ende nuk kishte marrë veten nga festa, ishte Mensah që në të 90+2 minutë shënoi golin e dytë për Partizanin, që rezultoi me vlerën e tri pikëve.

Në këtë takim, të kuqtë i drejtoi në stol drejtori sportiv Arbër Abilaliaj. Pas largimit të Zoran Zekic, Partizani ende nuk e ka një trajner. Abilaliaj nuk aspiron të bëhet një i tillë, teksa i dha merita kroatit, që për më tepër telefonoi ish-ekipin në dhomat e zhveshjes pas fitores së sotme.

“Më mirë trajner apo drejtor sportiv? Më mirë drejtor sportiv. Megjithëse edhe si trajner, bukur është. Ishte një ndeshje që si e prisnim në linja të përgjithshme, ashtu ndodhi. Nuk është aspirata ime të bëhem trajner. Trajneri është një rol shumë i bukur, emocioni në pankinë është i madh. Por jam profilizuar në një tjetër pozicion. E mora këtë rol për t’i dhënë më tepër kohë klubit që të gjejë trajnerin e ri. E them me bindje që kishim një qetësi të jashtëzakonshme, sepse puna është bërë. Ne prekëm vetëm dy-tre detaje. Një përqindje të madhe ka Zekic, kanë çunat. Ata ishin shumë të uritur për të treguar më shumë. Por një përqindje shumë të lartë të meritave e ka edhe trajeri Zekic. Mesazhi i tij ishte një videocall në dhomat e zhveshjes. Na uroi dhe krijoi një atmosferë elektrizuese", tha Abilaliaj për MCN.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Partizani pa trajner mposht 2-1 Tiranën, kryeqyteti mbetet i kuq! Bardheblutë 381 ditë pa fitore në derbi


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?