Report Tv ka mësuar lëvizjet e fundit të Ajas Sulejmanit, 39-vjeçarit që shkaktoi aksidentin e rëndë në Rrugën e Kavajës, ku mbeti i plagosur çifti dhe foshnja 3 muajshe. Sapo ka dalë nga makina, u shfaq i tronditur nga ngjarja. Pasi vuri duart në kokë kur pa se çfarë kishte bërë, me shpejtësi u kthye tek makina dhe në sediljen e prapme mori vajzën e tij të vogël, e cila për shkak të aksidentit kishte nisur të qante.
Pasi mori të bijën në krah, Sulejmani mori dhe diçka tjetër në kroskotin e makinës dhe u largua bashkë me vajzën përmes rrugicave. Diku e ka marrë një automjet tip Mercedes Benz ML i një personi të afërt, e cila e ka dërguar në një spital privat pranë Kthesës së Kamzës. Ai ka shkuar në spital pasi ka pasur frikë se është dëmtuar vajza e tij si pasojë e përplasjes, pasi sipas tij kishte goditur sediljen.
Lajmi kryesor: