I droguar në timon, policia vë në pranga 21-vjeçarin në Tiranë! I pezullohet patenta për 1 vit dhe gjobitet me 15 mijë lekë

23 Prill 2022, 14:27| Përditesimi: 23 Prill 2022, 14:38

  • Share

Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të droguar.

I riu me inicialet S. D., u kap në rrugën "Xhanfize Keko", ndërsa po ashtu është gjobitu me 15 mijë lekë, i është pezulluar patenta për 12 muaj dhe i janë hequr 10 pikë nga leja e drejtimit.

Ky është rasti i dytë ku një shofer arrestohet pasi është kapur duke drejtuar automjetin nën efektin e lëndëve narkotike. Më 19 prill u arrestua një 25-vjeçar.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xxx: 23/04/2022 14:39

    Keta tipa duhen cuar para gjykates qe te vendosi per denimin e tyre policia duhet te zbatoje vendimin e gjykates policet nuk jane gjyqtare se nuk kane shkolle per gjykim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?