Sali Berisha refuzoi t'i jepte përgjigje pyetjes së gazetares së Report Tv Danjela Maloku nëse i druhet përjashtimit të tij nga PD. Duke anashkaluar pyetjen, Berisha tha se ai ka luftuar që në diktaturë për dinjitetin e tij dhe se këtë betejë po e bën vetëm për të rivendosur dinjitetin që iu cenuar nga vendimi i DASH.
"Kur isha në diktatorë dhe vendosa të luftojë për dinjitetin tim, bashkëmoshatarët e tu vriteshin në kufi. Me këtë dua të them se para dinjiteti nuk vë asgjë tjetër mbi tokë, unë do rivendos dinjitetin tim", tha Berisha.
Në deklaratën e djeshme të Lulzim Basha u la e qartë të kuptohet se PD nuk do të përjashtojë Berishën, përkundrazi Basha i doli në mbrojtje 100%. Megjithatë edhe nëse grupi parlamentar i PD vendos që ta përjashtojë Sali Berishën nga PD, mandati i tij në Kuvend fituar në zgjedhjet e 25 prillit mbetet në dorë të Berishës nëse do e mbajë apo jo. Në konferencë Berisha e tha qartësisht se nuk ka ndërmend të heq dorë nga politika.
Lajmi kryesor:
E futën në ‘listën e zezë’, Sali Berisha hedh në gjyq Shtetet e Bashkuara të Amerikës: Sekretari Blinken shpifi, prova të fabrikuara në zyrën e Ramës (VIDEO)
//ReportTv.al