Florenc Çapja, autori që dyshohet se ka urdhëruar ekzekutimin e Gentian dhe Nezir Beqirit ka kërkuar azil në Dubai. Lajmin e ka dhënë ekskluzivisht për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta, avokati i familjes Çapja, Neshat Fana.
Fana thotë se prej disa ditësh Florenc Çapja është i ndaluar dhe kanë nisur procedurat e dërgimit të kërkesës për ekstradim nga Shqipëria.
Sipas avokatit Florenc Çapja ka leje qëndrimi nga autoritetet e Dubait dhe ka kërkuar statusin e azilantit politik.
"Ai ka paraqitur arsye të besushme se kërkesa e shtetit shqiptar për arrestim janë të paligjshme sepse ai ka 12 vjet që hetohet dhe s'ka asnjë prove qe e implikon atë dhe se kërkesa është arbitrare. Ai do paraqesë prova që e vërtetojnë pozicionin e pafajshëm te tij në këtë çështje në Dubai", tha avokati i familjes Çapja ekskluzivisht për Report TV.
Dy ditët e fundit është dhënë në media të ndryshme lajmi se Florenc Çapja i shpallur në kërkim ndërkombëtar me urdhër të SPAK, pasi dyshohet se është porositësi dhe organizatori i vrasjes së Nezir dhe Gentian Beqirit, ishte arrestuar në Dubai. Por nga policia shqiptare deklaronin burime për Report Tv se ende nuk kishte një informacion nga Interpol.
Si ndodhi vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit? Ata u vranë në banesën e tyre, ku Gentian Beqiri allias Ardian Meta ishte në ‘arrest shtëpie’ dhe ruhej me dy policë në derën e shtëpisë, pasi akuzohej si autor i vrasjes së biznesmenit të njohur Sokol Çapja, ngjarje kjo e ndodhur në dhjetor të vitit 2005, i cili dyshohet se u pagua nga fisi i Çelajve. Vrasja e Gentian Beqirit, është kryer në ambientet e brendshme të banesës së tij, që ndodhet në lagjen “Sporti i vjetër” në Elbasan, ku teksa qëndronte i shtrirë në krevat pasi ishte i paralizuar është qëlluar për vdekje me 7 plumba të një pistolete me silenciator dhe më pas mbytën edhe babanë e tij Nezir Beqiri. Kjo ndodhi ndërkohë që jashtë derës së shtëpisë ruanin dy efektivat e policisë, të cilët u akuzuan më pas për “Shpërdorim detyre”. Të arrestuar për këtë ngjarje janë i penduari dhe bashkëpunëtori i drejtësisë Ervis Bardhi, Olsi Leku, Etjen Cani, Klajdi Dokoli.
Bajgëri e gjallë
Përgjigju