Pse u lirua vëllai i deputetit socialist? Zbardhet vendimi, Prokuroria pa prova se foli me të arrestuarit për drogë

4 Maj, 10:57| Përditesimi: 4 Maj, 14:45

  • Share

Një komunikim mes vëllait të deputetit socialist Eduard Ndreca, dhe një trafikanti droge, mbeti vetëm një dyshim i paprovuar, prandaj Prokuroria e Lezhës u tërhoq nga arresti dhe kërkoi lirimin e Armando Ndrecës.

Prokurorja Irena Sufaj u tërhoq gjatë seancë dhe kërkoi masë më të butë sigurie, të detyrimit të paraqitjes, çka u pranua nga Gjykata e Lezhës. Në argumentet që nxorën Ndrecën nga qelia 3 ditë pasi u prangos, gjykata, në vendimin që Report Tv e siguron, thotë se arrestimi me dyshimin se ai ishte i përfshirë në kultivimin e bimëve narkotike në Kashnjet të Lezhës, u bë pa prova bindëse.

Bashkë me Ndrecën u arrestuan edhe Armel Nikdukaj dhe Elvis Shpellzai  të cilët vijojnë të jenë në qeli pasi u kapën në flagrance në stanin që kishin përshtatur për kanabis.

Por çfarë u bë shkak që policia të shkonte në arrestimin e vëllait të deputetit, më tej të liruar?

Dyshimet lindën pas zbërthimit të celularit të të arrestuarit Elvis Shpellzaj. Aty u gjet i regjistruar një numër telefoni anglez me emrin “Bellanoca”, që sipas informacioneve të grumbulluara nga policia, i përkiste Armando Ndrecës, por në vendim të gjykatës thuhet se nuk është arritur të provohet diçka e tillë.

Po ashtu akuza dyshoi se Ndreca ka pasur telefonata edhe me të arrestuarin tjetër, Armel Nikdukaj, në telefonin e të cilit ka pasur thirrje, por sërish nuk rezulton se janë paraqitur prova konkrete të asaj se çfarë është biseduar e nëse shfaq elementë të veprës penale.

Prokurorja Irena Sufaj argumentoi se mungojnë prova themeltare për ta mbajtur në burg Ndrecën, si mund të ishin transkriptimet e përgjimeve të realizuara nga policia për këtë procedim. Në këto kushte, sipas gjykatës, rezulton se ka qenë vetë prokurorja e çështjes, e cila në seancë ka ndryshuar qëndrim dhe gjyqtarja Edlira Çota vlerësoi të paligjshëm ndalimin e Armando Ndrecës

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • OPGJ: 05/05/2024 11:41

    Po a nuk e dini qe prokuroja eshte budallaqe, provat nuk i ka sjelle vete se ka pase qellimin me e liru sesban se i ka thene babi

    Përgjigju
  • Iris: 05/05/2024 03:22

    Ky nuk eshte justifikim bindes.Qe te kishte pergjime nga policia duhet me pare nje leje nga gjykata,pasi policia ka paraqitur dyshimet e saj per veprimtari kriminale,qe ne kete rast nuk ka paraqitur.Si e gjeten stanin me droge policia rastesisht,apo kishte info.? Dhe nga ana tjeter,eshte pak si koncidence e cuditshme qe vellai i deputetes,paska kumunikuar me te dy te arrestuarit! Sikur te kishte komunikuar vetem me njerin,atehere mund t'i jepnim benefitin e dyshimit,por me te dy?! Koncidenca nuk duket me dhe aq e rastesishme! S.d.q ky ishte me fat qe ishte vellai i DIKUSHIT,/drejtesia/ per te punon!

    Përgjigju
  • Bilo pilafi: 04/05/2024 15:04

    Numer anglez??? Pse valle?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?