Drogë e sekuestruar, pronari Eduart Dauti dhe logo e kompanisë

6 herë kokainë në Port, SPAK shpall moskompetencë për 'Alba exotic Fruits'! Çështja në Prokurorinë e Durrësit

12 Gusht 2022, 13:02| Përditesimi: 12 Gusht 2022, 13:19

  • Share

SPAK ka shpallur mos kompetencë për dosjen e kokainës së kompanisë Alba exotic Fruits, duke e deleguar atë në Prokurorinë e Durrësit. Kompanisë i janë kapur 6 herë drogë në Portin e Durrësit.

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se në fund të korrikut Prokuroria e Posaçme ka marrë vendimin për t’ia kaluar Prokurorisë së Rrethit Durrës çështjes në ngarkim të Eduart Dautit dhe Bajron Gumenit, vëllait të tij. Sekuestro e kompanisë e konfirmuar nga Gjykata e Lartë, mbetet ne fuqi Prokuroria e Durrësit ka regjistruar si çështje dhe në shtator do të nisë shqyrtimin e saj.

SPAK ka shpallur moskopetencë për këtë çështje për arsye sepse sipas Prokurorisë së Posaçme nuk ka prova për grup të strukturuar kriminal dhe trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit kriminal.  Tashmë i takon prokurorisë së Durrësit që të provojë akuzën për trafik ndërkombëtar kokaine. 

Kujtojmë se 1 muaj më parë Gjykata e Posaçme i dha tre muaj afat SPAK që të hetojë trafikun e kokainës të kapur në kontenierët e kompanisë Alba Exotic Fruit që sollën banane në Shqipëri. Afati u përcaktua deri më 13 tetor 2022 pasi SPAK pretendoi se po preste letër-porosi nga Holanda dhe Ekuadori. Për këtë aktivitet kriminal janë në burg dy vëllezërit Eduart Dauti dhe Bajron Gumeni.

Gumeni e Dauti mohojnë përfshirjen në trafik droge dhe deklarojnë se merren me fruta. 'Alba Exotic Fruit'  në harkun kohor 3 vite i janë kapur 6 sasi të ndryshme me kokainë. 

Eduart Dauti është administrator dhe aksioner me 90% i kompanisë “Alba Exotic Fruit”. 10% të aksioneve i ka Barjon Gumeni, i arrestuar në 13 korrik 2021, pas kapjes së ngarkesës së radhës me kokainë në kontejnerin e kompanisë. Barjon Gumeni ka ndryshuar emrin dhe është vëllai i Eduart Dautit.

Në kontejnerët me banane që vinin nga Amerika Latine në Portin e Durrësit të porositura nga kompania “Alba Exotic Fruit” u gjetën sasi kokaine në gjashtë raste të ndryshme. I fundit ishte ai i 12 tetorit 2021 që u kapën 10 kilogramë kokainë. Më herët, në 7 shtator u kapën 7.7 kg, në 13 korrik u sekuestruan 11 kg e 675 gramë kokainë, ndërsa 10 ditë më vonë, më 23 korrik u gjetën 6.5 kilogramë të tjera. Më 29 korrik 2021 kompanisë iu gjetën 7.25 kilogramë kokainë.

Kompania 'Alba Exotic Fruit' rezulton e përmendur edhe më parë në 'historinë' me trafik droge ku në vitin 2019, në kontejnerët e kësaj kompanie, në Pire të Greqisë u gjetën 137 kg kokainë që u zëvendësua me oriz me GPS nga autoritetet.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 13/08/2022 01:36

    Interesant eshte reagimi i pronareve qe pretendojne se merren vetem me tregeti frutash.Nje proverb thote:<<Fool me once shame on you,fool me twice,shame on me>> Ketyre ua paskan punuar jo pak por 6 here,sipas versionit te tyre dhe nuk paskan marre asnje mase parandaluese?! Shume keq,heren tjeter gjeni nje justifikim me bindes,po keshtu dhe SPAKU.

    Përgjigju
  • A. N.: 12/08/2022 17:50

    Nuk e kuptoj pse kushton kaq shume bananja qe eshte mjeti qe perdoret per te justifikuar trafikun e kokaines. Tek ne duhet te shpendahej falas.

    Përgjigju
  • Ilda: 12/08/2022 17:49

    Spaku eshte selektiv.Per Saimir Tahirin kerkuat 12 vjet burg dhe denuat vetem se dikush permendi nje Saimir ne telefon,kurse per 6 here kokaine shpallni moskompetencen

    Përgjigju
  • Bobo: 12/08/2022 15:25

    Spak qesharak. 6 here kokaine dhe nuk ka grup kriminal. Me ke talleni...?! Sa para ka marre grupi hetimor per moskompetencen...?!

    Përgjigju
    • Laçjani: 12/08/2022 20:58

      Trafik i madh droge bëhet dhe bisnesin e këpuceve. Është një bisnesmen i fuqishëm, namin bën duke mbushur shuajet këpucëve që ka për eksport me mall. Agjensitë ligjsbatuese atë Të shofin

  • Altin: 12/08/2022 13:32

    Mos e mbani burrin kot brenda o prokurore se latë nam se ka 2 goca për të rritur Mos e shkatërroni tjetrin si në biznes ashtu dhe në familje o shtet i poshtër.

    Përgjigju
    • Çupi: 12/08/2022 20:53

      Është Banaking e Arsit Gjebreas qe është lider o Altin djali. Atyre me një ndryshim i dalon në rrugës së Ndroqit me kapuç e ja vjedhin kokainën dhe si gjen gjë

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?