Kronikë

‘I famshmi’ i hotel Drilonit sherr me kryeplakun e Tushemishtit për një rrugë, i vë gardh! 4 në hetim (VIDEO)

19 Korrik, 16:04| Përditesimi: 19 Korrik, 16:20

  • Share

POGRADEC- Pronari i hotel “Driloni” në Pogradec, Jetmir Muçllari dhe djali i tij 26-vjeçar, Johan Muçllari, janë përfshirë në episod dhune me kryeplakun e Tushemishtit, Ilirjan Tasellari si edhe një person tjetër, Prokop Pilinçi. Të katërt janë vënë në hetim.

Përplasja fizike mes tyre ndodhi pranë parkut të Drilonit, dhe motiv duket të ketë, një sherr të vjetër për një rrugë që e pretendojnë si biznesmeni Muçllari ashtu edhe kryeplaku.

Jetmir Muçllari ka vendosur edhe një gardh rrethues në rrugën në kufi me pronën e kryeplakut të cilën e pretendon të tijën. Ky episod siç Report Tv mëson, është raportuar disa herë te autoritetet nga ana e kryeplakut, çka ka sjellë me tej reagimin e ashpër nga pala tjetër, që siç mësohet, konflikti mes tyre është i përsëritur. 

Në dëshminë e tij në polici, Ilirjan Tasellari ka deklaruar se nuk ka konflikt pronësie, por ka zbatuar detyrën si kryeplak. Nga ana tjetër, ai e akuzon Jetmir Muçllari se ka prishur edhe një urë në Drilon.

Report Tv ka siguruar pamje nga momenti i sherrit ku të pranishëm kanë qenë edhe Inspektorë të Bashkisë së Pogradecit, si edhe nënkryetari Paskalino Ziko, i cili në pamje dallohet duke ndarë sherrin.

Jetmir Muçllari, është i njohur për përplasjet e tij me grupin e të fortit të Pogradecit, Ilir Berberi, ndërsa të birit i kanë organizuar 3 herë atentate.  

Gardhi i vendosur në rrugë

SI.E./E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • dori: 19/07/2025 21:49

    Ky është gangsteri i Drilonit që nuk pyet as për shtet e as për polici dhe mir ja bën deri sa nuk kanë bythë ta fusin brënda.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Akademi për trajnimin e administratës lokale, si e vlerësoni?