Këngëtarja shqiptare, Era Istrefi

VIP & Spektakël

I fiksuar pas Era Istrefit, këngëtari i famshëm botëror bën postimin surprizues (Foto)

24 Gusht 2018, 14:37| Përditesimi: 24 Gusht 2018, 15:09

  • Share

Era Istrefi e nisi karrierën e saj shumë e re dhe brenda vetëm 3 vitesh është kthyer në një yll ndërkombëtar. Madje shumë herë kolegët e saj shumë të famshëm nëpër botë i japin mbështetje në mënyrë publike.

Por edhe pse ka kaluar shumë kohë, ende kujtohet hiti i saj i parë “Bon Bon”. Ka qenë këngëtari  i njohur Sam Smith i cili në Instastory ka shpërndarë këngën e Erës, ku dukej se po e dëgjonte në ato momente.

Postimi i Sam Smith

Era e ka ripostuar  në profilin  e saj duke e falenderuar Sam dhe duke shprehur gëzimin e saj.

Foto e publikuar nga Era Istrefi teksa falenderon Sam Smith

Së fundmi shqiptarja në bashkëpunim me rrjetin social “Instagram”, ka ardhur në  versionin ‘giphy’ sa herë që dikush dëshiron ta përdorë në Instastory. Sukseset e Era Istrefit nuk kanë të ndalur!

 

2/2
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?