Zbërthimet e SKY ECC çuan në goditjen e një grupi, ku ra në pranga ish-zv.drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, shefi i Krimeve Dedan Gjoni, si edhe Besmir Mustafi dhe Bujar Germizi. Ky i fundit njihet ndryshe edhe i si ‘forti’ i Kukësit. Gjatë operacionit të zhvilluar mes datave 16 dhe 17 nëntor 2023 uniformat blu kanë uhdtruar kontrolle në disa banesa, ndërsa njoftuan se kanë sekuestruar para e armë.
Ora News shkruan se një pjesë e armëve janë sekuestruar në bazat e veprimit të Bujar Germizit në Kukës. Atij i janë gjetur pistoleta, armë automatike dhe snajper.
Gjatë momentit të arrestimit Germizi ka pretenduar se armët i mban për gjah. Gërmizi është i fiksuar për vrasjen e derrave të egër dhe sorkadheve në mal. Për shkak të lidhjeve të tij dhe me policinë private “ORKA” ai kishte siguruar disa armatime të fuqishme dhe precizon të lartë, duke realizuar vrasjen e derrave dhe sorkadheve nga një distancë e largët.
Të gjitha armët tashmë do i nënshtrohen ekspertimit balistik pas dyshimeve se mund të jenë përdorur në ngjarjet kriminale apo të jenë trafikuar nga Kosove dhe Maqedonia e Veriut.
Bujar Ajeti alias Germizi, ka precedentë të mëparshëm të trafikut të armëve, pasi në vitin 2008 u arrestua së bashku me tre persona të tjerë si pjesë e një grupimi që futi nga Kosova në Shqipëri, 100 pistoleta “Mini Bloë”. Po ashtu dyshohet se Germizi ka qenë i përfshirë në një ngjarje të rëndë në Kukës më 1999. Sipas gazetarit Ferdinand Dervishi ai ka organizuar grabitjen e bankës ku punonte në Kukës. Madje e plagosi policia, por arriti të arratisej me 80 mln lekë.
Në dosjen e SPAK, Germizi akuzohet se në bashkëpunim me Mustafin dhe shefin e Krimeve Gjoni ka planifikuar vrasjen e dy vëllezërve që jetojnë në Britani të Madhe. Ata kanë dashur të vrasin Albert dhe Edmond Nela nga Kukësi dhe dyshohet se shkak ishte bërë konflikti për trafikun e lëndëve narkotike.
Nga 11 persona për të cilët ishin lëshuar urdhra arresti, u kapën vetëm 5 prej tyre, ndërsa të tjerët rezultojnë të jenë jashtë Shqipërie. Në pranga përfundoi ish zëvendës Drejtori i Policisë së Tiranës Erzen Breçani; drejtuesi aktual i Hetimit të Krimit në Komisariatin 6 në Tiranë Dedan Gjoni; Bujar Gërmizi, një personazh, i cili dyshohet të ketë aktivitet të ndjeshëm në trafikun e drogës, si dhe Besmir Murati, i lidhur ngushtë me Gërmizin.
Djale kampion dhe si te gjithe te braktisur nga shteti keshtu do perfundojne nga oficera special te trajnuar Do kalojne ne anen tjeter kush paguan me mire Se shteti plere te hedh ne rruge pasi te trajnon dhe te pergatit Ne fund te jep nje rroge qesharake te mbash femije e familje e prind Imagjino te mendosh te behesh me shpi!!!
Përgjigjufuteni brenda e mos e nxirrni me halen..se po na vret faunen my shpelllari...//_///
PërgjigjuPo me arm moderne siç eshte snajperi ato kafshet e egra i zhduk nga faqja e dheut per nji muaj , duhet shteti qe njerzeve si puna ketij ti stimoloi pasionin e qitjes neper poligone dhe jo kunder kafsheve , pastaj kush nuk e di edhe kafshet kan zot ku pa drejtesit e nji shpirti te keq hakun ja marrin me menyra te tjera
Përgjigju