Tesilvian Basho ose Tesi Basho, i konsideruar si i “forti i Selenicës” rrezikon të dënohen me 10 vite burgim. Kjo masë dënimi është kërkuar nga prokuroria e Vlorës, pasi Tesi Basho po përballet në gjykatën e këtij qyteti me akuzat e “Mbajtjes pa lejë të armëve”, “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Falsifikim të pasaportës” si dhe “Kultivim të lëndëve narkotike”.
Pretenca është lexuar pak ditë më parë nga përfaqësues të prokurorisë së Vlorës dhe pritet që në ditët në vijim gjykata e Vlorës, të japi vendimin për këtë ngjarje. Gjatë një operacioni të mirëorganizuar nga policia është arritur të arrestohet në muajin Tetor 2019, Tesi Basho, ku në banesën e tij u sekuestruan dy automatikë, pistoletë “Glock”, radio marrëse-dhënëse, kallëpe tritoli, lëndë narkotike hashash dhe disa fidanë cannabis-stativa.
Mes sendeve të sekuestruara ishin dhe një pasaportë e falsifikuar me emrin Thanas Lame, pasi pikërisht me këtë emër kishte arritur të nxirrte një kartë identiteti dhe madje të martohej, me një vajzë të quajtur J. Bushaj. Kujtojmë që kjo është vetëm njëra nga tre dosjet penale kundër Tesilvian Basho. Dosja e dytë kundër tij flet për akuzën e gjobëvënies 100 mijë euro, të vendosur ndaj biznesmenit Sulejmën Hoxha. Për këtë ngjarje ai është marrë i pandehur në muajin Janar 2020 dhe ndodhet në fazën e gjykimit në gjykatën e Vlorës.
Ndërkohë dosja e tretë ka të bëjë me njohjen e vendimit penal të dhënë nga drejtësia Italiane për Tesi Bashon, pasi pak vite më parë Basho është dënuar me burgim të përjetshëm nga drejtësia Italiane për ekzekutimin e dy prostitutave në Itali. Për këtë krim, Basho është arrestuar në Itali, por ai mundi të arratiset nga burgu duke përdorur çarçafët dhe më pas ka gjetur strehim të Selenicë të Vlorës, duke u shfaqur me emrin e rremë Thanas Lame.
rezikoin 10 vjet...kur italia e ka denuar me te perjetshem?!
Përgjigju