Portieri i kombëtares, Thomas Strakosha

“I frikshmi Strakosha”, mediat skoceze ngrejnë në qiellin e shtatë portierin e Kombëtares

17 Nëntor 2018, 15:17| Përditesimi: 17 Nëntor 2018, 15:35

  • Share

Në prag të sfidës me Shqipërinë, mediat skoceze i kanë kushtuar një artikull portierit të kombëtares Thomas Strakosha. 

Në krye të artikullit lexohet: “Kushdo që do të luajë në sulmin tonë sonte do ta gjejë vetën ballë për ballë me një pengesë të frikshme që ka emrin Thomas Strakosha”. 

Skocezët qartësisht duket se sonte presin një tjetër përballje nga ajo e “Hampden park” një muaj më parë dhe për këtë kanë filluar të studiojnë pikat e forta. Në artikullin e gjatë më tej thuhet se Strakosha është shndërruar në numrin 1 te klubi I Lazio-s dhe se ai është I biri i Foto Strakoshës, portierit që ka luajtur 74 ndeshje me kombëtaren shqiptare.

“The Herald” më tej ka rrëfime se si Strakosha ka arritur deri në këtë pikë dhe sa ka ndihmuar ai që në sezonin e kaluar Lazio të renditej e pesta në “Seria A”. Ajo që tërheq më shumë vëmendje është intervista e portierit të dytë të Lazio-s, Silvio Proto, belgut që ka gjithmonë prezent në “Champions League” me Olimpiakosin.

“Kurrë nuk kam parë një portier aq të talentuar sa ç’është ai. Strakosha është i ri, i fortë fizikisht dhe shpërthyes. Ka gjithçka që duhet të ketë një portier për të bërë një karrierë në majat e futbollit,” deklaron Silvio Proto.

Në fund të artikullit skocezët i lënë edhe pak shpresë vetes, duke shkruar se Strakosha është ende një portier i ri që ende nuk i ka arritur majat. Këtë, sipas tyre, Skocia duhet ta shfrytëzojë sonte.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?