Pianisti britanik Joe Jenkins ka disa vite që performon në vendet më të pazakonta. Këtë herë, YouTuber-i 20-vjeçar nga Mbretëria e Bashkuar zgjodhi të luante piano në një balonë dhe performoi këngën "Married Life" nga Up, një film i Disney-t i vitit 2009.
Ai nuk është vetëm një pianist i shkëlqyer, por edhe një artist që mahnit gjithmonë fansat me performancat e tij.
Falë zgjedhjes së tij interesante për të luajtur muzikë, pianisti i ri ka grumbulluar afro katër milionë abonentë në YouTube.
Disa nga performancat e tij të njohura kanë qenë duke luajtur këngën "River Flows in You" të kompozitorit koreano-jugor Yiruma ndërsa është ulur në mes të një lumi që rrjedh lehtë dhe këngët e Rockband Queen jashtë Buckingham Palace.
Është interesante të theksohet se ndërsa Jenkins fiton jetesën e tij përmes shfaqjeve publike, atij nuk i pëlqen të luajë në publik.
“Unë takoj lloj-lloj personazhesh të çuditshëm dhe argëtues. Megjithatë, edhe pas vitesh që e kam bërë të njëjtën gjë, jam ende i shqetësuar dhe i stresuar kur vendos pianon time diku dhe filloj të luaj. Më ndodh po e njëjta gjë edhe nëse më duhet të performojë vetëm për një grusht të vogël njerëzish.”, tha ai.
Pianisti me të vërtet që po fiton zemrat e publikut.