Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja 25-vjeçarit Emanuel Preçi me armë zjarri në këmbë gjatë paradites së djeshme në Laç.
Teksa puna për kapjen e autorit, Kadri Kurtaj (Imeri) të shpallur në kërkim vazhdojnë policia ka bërë të mundur arrestimin e dajës së tij Agron Koçi i cili fshehu armën e krimit dhe e ndihmoi nipin të largohej pasi kreu plagosjen.
Gjatë kontrollit të policisë në banesës e 52-vjeçarit policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit kallashnikov me 28 fishekë, me të cilën autori ka plagosur të Emanuel Preçi në këmbë, një armë tjetër zjarri e llojit pushkë, 8 kallëpe me lëndë plasëse tritol, fitil zjarrëpërcjellës, 70 kapsolla detonatore dhe 1.3 kg kanabis.
Mbi Agron Koçin rëndojnë akuzat e veprave penale të " Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit dhe lëndëve shpërthyese" , "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe " Përkrahja e autorit të krimit".
Policia ende po punon për kapjen dhe vënien në pranga të autorit, Kadri Kurtaj (Imeri).
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.
Komente
