Bin Laden (majtas) dhe Zawahiri

Bota

I fshehur disa metra larg ambasadave perëndimore, si arriti inteligjenca amerikane të ekzeutonte liderin e Al Kaedes

2 Gusht 2022, 22:14| Përditesimi: 2 Gusht 2022, 22:16

  • Share

Lideri i Al Kaedes Ayman al-Zaëahiri u vra gjatë një operacioni amerikan kundër-terrorizmit në Afganistan.

Vdekja për një terrorist nis nga rruga e tij e jetës. Domethënë nga sjellja e tij, nga kontaktet e tij, nga strehimoret e mundshme. Ai mund të dalë rrallë ose kurrë nga strofulla e tij, por edhe kjo bëhet një “shenjë” në hartën e “gjuetarëve”. Ndodhi me Osama, me kalifin al Bagdadi dhe tani me Ayam al Zawahiri , i vrarë nga një sulm me dron amerikan në Kabul.

Eliminimi i liderit kaedist tregon shumë thotë prestigjiozja Corriere della sera, e për më tepër vendstrehimi i tij. Ajmani nuk fshihej në një shpellë apo një shtëpi në një zonë të largët, por në një ndërtesë në Sherpoor, një zonë banimi në Kabul, disa dhjetëra metra larg ambasadave perëndimore.

Bin Laden kishte bërë një zgjedhje të ngjashme, kompleksin e famshëm në Abbottabad, qyteti pakistanez që është shtëpia e një akademie ushtarake. Të dyja pranitë gëzonin bashkëpunim dhe tolerancë. Më pak e deklaruar është ajo e Pakistanit, por mikpritja e talebanëve për Ajmanin është e dukshme.

Kamuflazhi më i mirë është të qëndrosh pranë “zemrës”, jo në periferi, kjo edhe sepse të arratisurit si al Zaëahiri kanë një shpresë për t’u shpëtuar ndjekësve të tyre vetëm nëse ata mbeten të palëvizshëm në “bazën” e tyre. Ekstremisti egjiptian ndërmori hapin dhe CIA zbuloi lëvizjen e tij të mundshme në kryeqytet me familjen e tij në fillim të këtij viti. Prej këtu filloi gjurmimi, tjerrja e lëvizjeve në rrugën e tij të jetës, vendndodhja dhe identifikimi i mundshëm në pranverë.

Edhe pse SHBA-ja e ka braktisur Afganistanin, inteligjenca e ka bërë punën e saj në mënyrë efektive, pasi nëse mjeku egjiptian do të kishte mbetur në zonën fisnore ose në ndonjë grykë të largët, do të ishte më e vështirë të zbulohej. Por objektivi, duke u vendosur në qytet, shkurtoi distancat, duke bërë të mundur veprimin e informatorëve në terren. Edhe pse me shumë kujdes duke pasur parasysh vigjilencën e aparatit radikal Haqqani, i cili ka qenë gjithmonë mbrojtës i kaedistëve dhe sot në krye të sigurisë afgane. Një goditje e keqe edhe për mullahët ekstremistë, pasi spiunazhi amerikan më pas përsëriti modelin e përdorur për të likuiduar hesapet me Osama bin Laden.

Ekspertët amerikanë ndërtuan një model të shtëpisë duke kombinuar vëzhgimin nga afër, zbulimin satelitor dhe kushedi çfarë tjetër. Obamës iu tregua një model i përsosur i ndërtesës në Pakistan, një rindërtim i saktë në shkallë për një operacion shumë të rrezikshëm. Bidenit iu ofrua një riprodhim i shtëpisë në Kabul dhe vuri në dukje pikën e dobët, zakonin e pretenduar të Zaëahirit për të qëndruar ndonjëherë në ballkon.

Sipas ekspertëve, ata kanë përdorur bomba që nuk shpërthejnë por shkatërrojnë duke përdorur tehe rrotulluese, një sistem që përdoret tashmë në Siri për të vrarë kaedistët. E gjithë kjo nuk përjashton skenarë të tjerë, me hipotezën e një tradhtie nga zotërinjtë e rinj të Afganistanit, të një zgjidhjeje më pak epike dhe si pasojë e historive alternative, një konstante në këtë botë të errësirës.

Në fund një shënim për personazhin

Al Zaëahiri ishte një ideolog i rëndësishëm, ai luajti një rol në zgjerimin e xhihadizmit dhe ishte numri dy me peshë të madhe për vite me radhë. Kur ai mori detyrën nga Osama njëmbëdhjetë vjet më parë, ai nuk arriti të demonstronte të njëjtën rëndësi. Për faj të kohërave, “Al Kaeda” është kapërcyer në ekstremizëm nga Shteti Islamik, më i shkathët, më pak i rrëmbyer dhe joortodoks, bazuar në dhunën e pastër.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?