Foto ilustruese

Kronikë

EMRI/ I fshihej policisë, kapet me 39 kg kanabis në banesë 38-vjeçari në Krujë

18 Shkurt 2021, 08:54| Përditesimi: 18 Shkurt 2021, 09:15

  • Share

Policia e Krujës ka sekuestruar 39 kg lëndë narkotike cannabis sativa dhe ka arrestuar një 38-vjeçar, i cili ishte i shpallur në kërkim.

Policia njofton se në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas i shpallur në kërkim fshihej në banesë dhe dispononte lëndë narkotike, kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Hamid Ferra., të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Korçë i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" kryer në bashkëpunim.

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e banesës dhe në automjetin e këtij shtetasi, policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 39 kg lëndë narkotike cannabis sativa. 

Policia arrestoi në flagrancë shtetasin Hamid Ferra, 38 vjeç, banues në Thumanë, Krujë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?