TIRANË- Sipas MeteoAlb: Vijon tërheqia e masave ajrore me origjinë nga Poli i Veriut duke larguar gradualisht temperaturat shum të ulëta nga vendi ynë. Përsa i përket motit në pjesën e parë të ditës mbetemi në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave në zonat malore. Por në pjesën e dytë të ditë vranësirat kalimtare do të përfshijnë gjithë vendin tonë.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -10°C deri në 12°C.
Era do të fryjë e fortë me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior – veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 - 3 ballë.
Rajoni dhe Europa
Europa Veriore mbetet në ndikimin e vranësirave të shumta të cilat do të sjellin reshje dëbore në Vendet Nordike. Gjithashtu më vranësira të shpeshta pataqitet Europa Qëndrore, ku herë pas here do të ketë dhe reshje shiu dhe dëbore. Ndërsa në ndikimin e motit të qëndrueshëm do të jetë Lindja e kontinentit dhe Europa Jugore.