Kryeministri Edi Rama

Politikë

Rama në Abu Dhabi, i ftuar në ‘Konferencën e Politikave Ndërkombëtare’! Do takojë dhe kreun e diplomacisë së BE, Josep Borell

30 Shtator 2021, 18:48| Përditesimi: 30 Shtator 2021, 22:02

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotografi nga “Konferenca e Politikave Botërore” në Abu Dhabi. Përveç pjesëmarrjes në konferencë, kreu i qeverisë do të zhvillojë dhe disa takime, mes tyre dhe me kreun e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borell.

Ky është edicioni i 14-të i “Konferencës së Politikave Botërore”, i cili do të zgjasë nga 1-3 tetor dhe ka për qëllim të ndihmojë në promovimin e një bote të hapur, të begatë dhe të drejtë. Ai mbledh së bashku personalitete të nivelit të lartë nga pesë kontinente, udhëheqës politikë dhe ekonomikë dhe gazetarë, si një "urë lidhëse", për të formuar me njeri-tjetrin lidhje të qëndrueshme me njëri -tjetrin.

Përtej pjesëmarrësve, ky takim ka në fokus ndihmën ndaj popullatave të prekura në një kohë trazirash, të vazhdueshme.

Kujtojmë se gjatë paradites së sotme, Rama ka qenë i pranishëm në ceremoninë e nderimit  të Saimir Hoxhë i cili shpall 'Dëshmorit të atdheut', pasi dy ditë më parë është vrarë në krye të detyrës nga 21-vjeçari Aldi Rama.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hakiu: 01/10/2021 04:02

    Ore po ky ne bythe si ka lene gje Saliut. Kur e kishte keq, shkonte nga vellezerit muslimane neper arabi. Nejse, neper mediat e Rames kur behet fjale per te tilla evente jane te papame, per Sale mortjen jane tregues te mbeshtetjes se radikaleve. Ca nehet me servilizmin mor vlla.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?