Ai vjen nga një familje ku ndër breza ja kanë kushtuar jetën muzikës. Ramazan Gurra është restaurues dhe akordues instrumentesh muzikore pranë Universitetit të Arteve. Aty në dhomën e vogël ku fshihet një pasuri e madhe muzikore, në atë laborator ku për më shumë se 50 vite kanë kaluar në duart e tij me qindra instrumente muzikorë.
Në Esencë Gurra rrëfeu një pjesë të historisë familjare si edhe të jetës së tij profesionale dhe familjare.
Me krenari tregon talentin e pakrahasueshëm të të atit, Muharrem Gurra muzikanti i oborrit të mbretit Zog e qindra këngë e krijime të trashëguara prej tij.
"Shumë këngë tironse këndohen e njihen dhe pak e dinë që janë krijime të tim eti, këngë të cilat babi ja ka kushtuar nënës" - u shpreh ai.
Ramazan Gurra tregon gjithashtu me shumë kënaqësi se të dy fëmijët e tij merren me art. I biri trashëgon pasionin e tij ndërsa vajza pedagoge dhe pianiste e shkëlqyer.