I fundit që takoi të shumëkërkuarin Ervis Martinaj para se të zhdukej, del nga burgu ish-polici i Operacionales Jeton Lami

24 Nëntor 2023, 12:30| Përditesimi: 24 Nëntor 2023, 13:26

  • Share

Ish-oficeri i forcave Operacionale të Policisë, Jeton Lami është liruar nga burgu ditën e sotme pasi ka përfunduar dënimin për “shpërdorim detyre”. Jeton Lami është personi i fundit që mendohet se ka shoqëruar me makinë të shumëkërkuarin Ervis Martinaj në Durrës, para se ky i fundit të zhdukej pa lënë gjurmë.

Lami u dënua vetëm për shpërdorim detyre me 2 vite e 10 muaj burg dhe fitoi lirinë pasi pjesën me te madhe të dënimit e kreu në kohen e paraburgimit.

 Lami, u prangos më 23 gusht 2022 nga policia e Lezhës teksa policia po hetonte për zhdukjen e të shumëkërkuarit. Ata zbuluan se Lami kishte ndihmuar të shumëkërkuarin të arratisej.

Megjithatë, Jeton Lami ka refuzuar kategorikisht akuzat për lidhje të tij me zhdukjen e Ervis Martinajt  para hetuesve. Sipas tij, me ish bosin e lojërave të fatit është njohur 10 vite më parë, por e mohon miqësinë e ngushtë. Sa i përket rastit kur ai është kapur teksa shoqëronte Ervis Martinajn, Lami dëshmoi se është takuar me Ervis Martinajn rastësisht në zonën e ‘Zogut të Zi’ në Tiranë tre ditë para se ta shoqëronte për në Durrës. Vetë Martinaj i ka kërkuar ta shoqëronte dhe Lami e ka dërguar në Durrës ku e ka lënë në një hotel me një mikeshën e tij. Ndërkohë që një ditë më vonë ka shkuar në Durrës, e ka marrë Ervis Martinajn dhe mikeshën e tij dhe i ka lënë në një ambient pranë një karburanti në zonën e Vorës dhe që nga ky moment nuk ka pasur më kontakte me të.

Më 5 dhe 7 gusht, Lami ka transportuar ndërmjet Durrësit dhe Tiranës biznesmenin Ervis Martinaj. Lami u kap nga kamerat e sigurisë së një hoteli në Durrës, ku ka qenë i shoqëruar me Ervis Martinajn. Për herë të parë hetuesit kanë mundur të zbulojnë se më 5 Gusht 2022 Lami e merr Martinajn në zonën e veriut në një automjet luksoz ‘Audi “A8” dhe e transporton atë drejt Durrësit në një hotel në praninë edhe të një vajze ende të paidentifikuar. Më 7 Gusht policia ka imazhin e fundit nga Ervis Martinaj në qytetin e Durrësit dhe të Tiranës tek një hotel ndërsa më 10 Gusht xhaxhai i tij Faik Martinaj ka bërë denoncimin në polici për humbjen e kontakteve me nipin

Ervis Martinaj është një prej njerëzve më të njohur të botës së krimit në vend. Ai është konsideruar si një nga njerëzit më të rrezikshëm në Tiranë, i akuzuar për vrasje dhe i dyshuar për disa ngjarje të rënda, që kanë tronditur kryeqytetin.  Ervis Martinaj rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit të këtij viti. Gjatë kësaj periudhe policia ka kryer disa kontrolle në kërkim të tij në qytete të ndryshme, operacione të cilat janë mbajtur diskrete. Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka zgjedhur që të përgjigjet shkurt mbi hetimet pë zhdukjen e tij duke thënë se janë në rrugë të mbarë. Zhdukja pa lënë gjurmë e Martinajt ka ardhur pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani në kuadër të operacioni Plumbi i Artë, kohë kur Martinaj u shpall në kërkim nga SPAK.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sudja: 24/11/2023 19:40

    Eh, tani iku dhe ky tipi qe bente loje te dyfishte.

    Përgjigju
  • Elton: 24/11/2023 15:54

    Pse a e ka t gjat thua????

    Përgjigju
  • Luku: 24/11/2023 13:41

    Dhe një kriminel më shum!

    Përgjigju
    • Pet.: 24/11/2023 15:28

      Ka me shume mundesi qe te lexojme per te si viktime e ndonje "rrethane" ne muajt qe vijne.

  • rino: 24/11/2023 12:50

    nq ska qene ai ne kerkimim...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?