Gjykata e Shkodrës nxjerr nga qelia ish-drejtorin e burgut të Reçit, i fuste të burgosurve në izolim sende të ndaluara dhe vodhi karburant

28 Prill 2022, 14:35| Përditesimi: 28 Prill 2022, 14:51

  • Share

Gjykata e Shkallës së Parë ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Ervis Zikën, ish-drejtorin e komanduar të burgut të Reçit.

Pala mbrojtëse kërkoi një masë lehtësuese për faktin se drejtori i burgut nuk përbën rrezikshmëri për ikjen nga vendi. Hetimi ndaj drejtorit të burgut te Reçit do vijojë në kushtet e arrestit të shtëpisë. Vendimi u dha nga gjyqtarja e shkallës së parë në Shkodër Izabela Radovani ndërsa prokurore e çështjes ishte Shqiponja Milla.

Mesnatën e 26 prillit, Ervis Zika u arrestua nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve pasi dyshohet se vetë ai ka kaluar pa skaner dhe ka futur sende të ndaluara për t'ia dhënë të dënuarve në regjim.

Por Ervis Zika akuzohet edhe për vjedhje: Dyshohet se drejtori ka marrë karburant duke firmosur kartela fiktive, skandal për të cilin, burimet thonë se janë në hetim edhe persona të tjerë, që kanë pasur dijeni dhe kanë lejuar veprimet e kundraligjshme të drejtorit.

Pas këtij skandali që tashmë është në duart e drejtësisë për t'u hetuar dhe gjykuar, Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja emëroi në drejtimin e Institucionit të Vuajtjes së Dënimit të Reçit, Seit Vuçajn.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?