Foto: Arrestimi i njerit prej autorëve të pengmarrjes
Detaje të reja lidhur me pengmarrjen e 22 vjeçarit tek Kodra e Priftit në Tiranë. Automjetet e Ardit Carës, Arjan Dukajt dhe 22-vjeçarit të marrë peng prej tyre janë përplasur në një rrugicë pranë Kodrës së Priftit në Tiranë.
Cara e Dukaj i kanë kërkuar të riut 30 mijë lekë të reja për dëmin e pretenduar të shkaktuar nga makina e tij, por ai nuk ka pranuar të paguaj. Në këtë moment të dy kanë nisur ta dhunojnë duke e qëlluar me shpulla 22-vjeçarin, e kanë futur me makinë dhe nuk pranonin ta lëshonin pa u dhënë lekët.
Burime pranë policisë thonë se i riu është mbajtur për gati një orë në makinë dhe është liruar vetëm pasi u ka dhënë lekët. Dëmet e shkaktuara në makinën e Dukajt e Carës janë gërvishtje të vogla, ndërsa të dy në zënkë e sipër i kanë thyer makinës së 22-vjeçarit xhamin, informon gazetari i shqiptarja.com Sokol Dema.
Lajmi kryesor:
Morën peng 22-vjeçarin pasi u përplasën me makinë, në pranga 2 autorët në Tiranë! E rrahën derisa i morën 30 mijë lekë (EMRAT)
S.G/ReportTv.al