Sport

I gjashti në Gjermani, Smajlaj denoncon: U manipulua rezultati, më dëmtuan imazhin dhe moralin

9 Gusht 2018, 10:25| Përditesimi: 9 Gusht 2018, 13:58

  • Share

Kampioni evropian i Atletikës Izmir Smajlaj është zhgënjyer nga nga pjesëmarrja e tij në kampionatin që po mbahet në Gjermani.

Me anë të një statusi në Facebook, Smajlaj akuzon për manipulime në rezultat, në kërcimin e tij të tretë duke u shprehur se ka bërë denoncimet e duhura për rastin.

Në garat e zhvilluara në Gjermani, Smajlaj ka arritur të sigurojë vendin e gjashtë.

Denoncimi i plotë i Smajlajt:

Te nderuar miq, 
Si fillim dua tiu falenderoj per mbeshtetjen e vemendjen qe me kushtuat keto 2 dite ne garen time kualifikuese dhe finale.  Por, me vjen keq qe dhe ne “Kampionatin Europian” te zhvilluar ne Berlin, te kete manipulime ne rezultat ( mund te shikoni videon per te pare te verteten e kercimit te 3-te i cili u deklarua 7,47m e me pas ma dhane 7,73m, duke mos qene te verteta asnje prej tyre ).

Ju falenderoj e ju premtoj qe ne vazhdim do te ngjitem ne podium ne cdo kampionat per te nderuar Shqiperine dhe shqiptaret.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • redi: 09/08/2018 23:04

    Je atlet i shkelqyer, dhe e verteta do dale ne favorin tand , ku duket se ketcimi eshte mbi 8 m . Ky rast i yti eshte diskredidim i Federates Europiane te Atlwtikes .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?