Paundët e sekuestruara

Kronikë

I gjenden mbi 10 mijë paund të padeklaruara në Rinas, nën hetim penal 36-vjeçarja që vinte nga Londra

15 Tetor 2021, 09:42| Përditesimi: 15 Tetor 2021, 09:45

  • Share

Një 36-vjeçare është proceduar penalisht nga policia e Tiranës, pasi u kap me një shumë paundësh të padeklaruar.

36-vjeçarja N.M banuese në Londër, është konstatuar nga policia kufitare në Rinas me 10.200 paund që ju gjetën në çantën e dorës dhe i kishte të padeklaruara.

‘Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara bazuar edhe në analizën e riskut, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, është ndaluar për kontroll shtetasja N. M, 36 vjeçe, banuese në Londër.

Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e dorës iu gjetën 10.200 paund të padeklaruara, sasi e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave ose sendeve me vlerë”.’- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?