ELBASAN- Muharrem Çelhema, 55 vjeç është arrestuar ditën e sotme në Elbasan për armëmbajtje pa leje.
Gjatë kontrollit të banesës së, efektivët i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri kallashnikov, 3 krehëra armësh dhe 316 fishekë luftarak.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Komento