I gjendet kallashnikov, granata dhe fishekë në banesë, arrestohet 56-vjeçari në Elbasan

27 Qershor, 09:58| Përditesimi: 27 Qershor, 10:04

  • Share

ELBASAN- Beqir Çekoja, 56-vjeç është arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi në banesë i janë gjetur armë, ndërsa në hetim është vënë djali i tij 27-vjeç.

Kontrolli i policisë erdhi pas kallëzimit të bashkëshortes së 27-vjeçarit me të cilin është në proces divorci. Ajo denoncoi në polici se ishte dhunuar psikologjikisht nga bashkëshorti.

Pas kontrollit në banesën e babait të tij, në fshatin Qerret, njësia administrative Labinot Mal, u gjetën në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri kallashnikov, 6 granata dore, 8 kapsolla detonatore, 16 krehëra dhe 330 fishekë luftarak.

‘Në vijim të veprimeve procedurale u arrestua poseduesi i armës së zjarrit dhe lëndëve plasëse, Beqir Çekoja dhe u procedua në gjendje të lirë 27-vjeçari. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.’- njofton policia.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?