Lënda plasëse

Kronikë

I gjendet lëndë plasëse në banesë gati për t'a shitur, arrestohet 36-vjeçari në Lezhë

6 Korrik 2021, 17:11| Përditesimi: 6 Korrik 2021, 19:01

  • Share

Një 36 vjeçar është arrestuar në Lezhë pasi i është gjetur lëndë plasëse ne banesë.

Policia njofton se ka arrestuar në flagrancë shtetasin Marjan Përgjoka, 36 vjeç banues në Manati Lezhë, pasi në banesë i është gjetur një sasi lëndë plasëse me peshë 625 gr, të cilën e mbante pa leje të cilën e kishte gati për t'a shitur.

‘Iu gjet lëndë plasëse në banesë, vihet në pranga 36-vjeçari. Sekuestrohet sasia e lëndës plasëse. Në vijim të kontrolleve të ushtruara në gjithë qarkun Lezhë ,me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje apo lëndëve plasëse, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se në rrugën dytësore në fshatin Manati, Lezhë, një shtetas mbante në banesën e tij, lëndë plasëse, gati për t’a shitur, nga shërbimet e Policisë Lezhë u organizua puna dhe si rezultat u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit M. P., 36 vjeç, banues në Manati, Lezhë. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi të dyshuar me lëndë plasëse. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme hetimore.’- njofton policia.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?