Droga e sekuestruar

I gjetën 11 kilogramë heroinë në shtëpi, arrestohet 39-vjeçari shqiptar në Itali

17 Dhjetor 2022, 08:25| Përditesimi: 17 Dhjetor 2022, 08:27

  • Share

Pasditen e së martës, agjentët e skuadrës lëvizëse të policisë italiane, kanë prangosur një 39-vjeçar shqiptar pasi e kanë kapur me 11 kg heroinë. Teksa po lëviznin në një rrugë të Napolit, vunë re një burrë në një makinë, i cili doli u fut në një shtëpi dhe doli pas disa minutash.

Dyshuan tek lëvizjet e tij dhe efektivët e policisë kanë e kanë kontrolluar, duke i gjetur një mbështjellës me rreth 58 gramë heroinë, 255 euro, një smartphone dhe çelësin e një apartamenti. Operatorët kontrolluan shtëpinë dhe gjetën 11 kg heroinë të ndarë në mbështjellës të ndryshëm, 4 peshore precize dhe materiale të ndryshme për paketimin dhe prerjen e drogës. 39-vjeçari shqiptar kishte edhe precedentë të tjerë penalë.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?